TEKSTESHQIP
Biografia
Është i lindur në Gjermani ku jetoi deri në moshën 4 vjeçare dhe pastaj kthehet ne Kosovë me familje që të vazhdoj jetën në atdheun e vetë. Shkollën Fillore dhe të Mesme i ka përfunduar në Prizren, dhe pastaj së bashku me familjen është zhvendosur në Slloveni në qytetin e Mariborit që të jetojë dhe të studioj. Që në moshën e fëmijërisë ka qenë i pasionuar pas muzikës, por për fatë që nuk ka punuar edhe aq shumë me vetvetën në lidhje me muzikë deri më tani. Ndodhi në gjysmën e fundit të vitit 2016, kur kishte filluar ti këndonte disa këngë apo thënë më shkurtë ??COVERS??, dhe pas publikimit të coverit "PA DASHNI" të këngëtarit Ylber Osmani, ishte pëlqyer shumë nga ndëgjuesit, dhe kështu që Qazim Morina u inspirua dhe u mbush më vullnet dhe të vazhdonte me ëndrrën e tij të lënë ne gjysmë, pra me Muzikën.

Më datën 11 Dhjetor 2017 lansoi këngën "Kuptojeni", një përpunim i një kënge nga gjuha greke i këngëtarit Nikos Vertis, të cilën tekstin në gjuhën shqipe e ka shënuar vetë.

Më datën 12 Janar 2018 lanson videoklipin ??Ku i le premtimet??, gjithashtu këngë e përpunuar nga gjuha greke, të cilën gjithashtu edhe tekstin e kësaj kënge shkruar vetë, por me ndihmën e dy shokëve të tij. Vlen të theksohët se kjo këngë është kënga e parë e lansuar nga Qazimi me video klip.

Më datë 16 Mars 2018, Qazim Morina publikon videoklipin e këngës së tij të tretë me titull "Koha", të cilën e ka punuar dhe orkestruar vetë edhe teksti është i shënuar nga vetë Qazimi.

DËRGOI: