TEKSTESHQIP
Qelbanix - Eja O Shoku Ynë
Qelbanix
Eja O Shoku Ynë

Këngën e kompozoi Vladimir Kotani, ndërsa tekstin e shkroi Arben Duka.
Teksti :: Song Lyrics
(Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?)

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
(E ku ka më bukur!)

Por largohet
sa afrohem unë;
(S'qenka vajz' por flutur.)

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
(Lot me ty or djalo, se ta di merakun.)

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
(Mos ju ndaj or djalo,
s'të lodh kjo dashuria.)

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bënë rininë
dhe më të bukur.
------------

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë do një pranverë!
Të lulëzojë do një pranverë!
Të lulëzojë do një pranverë!
Komente 0