TEKSTESHQIP
Biografia
Dy reperat e rinj, Qota dhe Juli Osmani në klipin me titull "Hajde edhe ti", kanë luajtur siç duhet pasi u desh vetëm një varg, që kënga të merrrte famën e menjëhershme. Në vargun në fjalë thuhet: "Ta kaloj natën me Dafinën edhe Samantën", dhe fjala është për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Samanta Karavella. Menjëherë erdhi reagimi i Samantës, e cila e mori me të qeshur dhe shumë sportivitet vargun në fjalë, ndërkohë që nuk pamë ndonjë reagim nga Dafina Zeqiri. Reperi Qota u shpreh: "Sepse shkonte bukur kënga me to". Djali nga Shkodra thotë ndër të tjera "se janë të dyja seksi". Po çfarë e tërheq seksualisht tek secila më konkretisht, ai përgjigjet: "Siç thotë edhe kënga që të kaloj ditën, të kaloj natën me Dafinën edhe Samantën, e them sepse të dyja janë të mira e kanë trupa shumë të bukur. Por Dafina më tërheq më shumë. Dua të theksoj se më pëlqejnë vajzat që bëjnë sport, se dhe unë merrem me boks në Firence të Italisë, ku jetoj", tha ai.