TEKSTESHQIP
Biografia
Për herë të parë në Peshkopi, skulptorja e re dhe e talentuar Rabi Çollaku, bijë dibrane, prezanton disa nga veprat më të spikatura të saj në artin bashkëkohor. Rabi është e njohur për dy ekspozitat personale, “Ngjitja e Shkallëve” dhe “Shtojzovalle,” si dhe me pjesëmarrje në ekspozita prestigjioze ndërkombëtare si “Premio Internazionale di Scultura Edgardo Mannucci” në Itali, ajo ka treguar një talent të rrallë dhe një stil krijues të veçantë. Ajo është shpallur fituese në disa konkurse artistike, duke përfaqësuar me dinjitet dhe pasion frymën krijuese dhe traditat Shqiptare në artin bashkëkohor.

Skulptorja e re me talentin e saj të spikatur, krijon figura abstrakte femërore që mishërojnë traditën dhe mitologjinë shqiptare. Veprat e saj, si “Baresha,” “Shtojzovallja,” dhe “Zana,” janë një dialog i harmonizuar mes fuqisë së femrës dhe elementeve natyrore e kulturore. Përmes këtyre skulpturave, Rabi ngre në piedestal rolin e gruas shqiptare si simbol i qëndrueshmërisë, bukurisë dhe kreativitetit, duke ofruar një interpretim modern të vlerave të gruas.
Një nga veprat e saj ajo e ka ofruar për kauzën e Bijave, nderkohë që do zbukuroj dekorin e mbrëmjes me punimet e saj të vecanta!
Komente 0