Ramiz Kovaçi lindi në një familje patriotike dhe itelektuale nga më të herëshmet e Krujës. Ka mbaruar liceun artistik "Jordan Misja" me petagog Mihal Cikon. Më vonë vazhdoi konservatorin e Sofies me profesorët e mëdhenj bullgar Brembarov, Josifov ku shkëlqeu në studimet e tij duke u diplomuar me medalje të artë. Më pas specializohet në Akademinë Santa Cecilia në Romë ku vlerësohet maksimalisht. Solist i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit me një karierë brilante. Ka luajtur me nivel të lartë të gjiitha rolet e baritonit të repertorit shqiptar dhe atij botëror nga Zadeja, Gaci, Harapi, Kono, Verdi, Rossini, Leoncavallo, Puccini, etj. Fitues i shumë çmimeve të mëdha si brenda ashtu dhe jashtë vendit. I janë akorduar medalje dhe tituj si "Artist i Popullit", "Qytetar nderi i Krujës", etj. Është një nga këngëtaret e muzikës operistike me më shumë role në Teatrin e Operas dhe Baletit. Gjithashtu është edhe një nga themeluesit e Institutit të Lartë të Arteve.