TEKSTESHQIP
Biografia
Rea Nuhu, këngëtare me zë të veçantë dhe stil autentik, ka fituar vëmendjen e publikut për ndjeshmërinë dhe elegancën që përcjell në çdo interpretim. Ajo është një këngëtare e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, për materialet e veçanta, zërin unik dhe zhanerat muzikore që përfaqson (pop, blues, r&b, balada etj.). Spikatur që në moshën 10 vjeçare me pjesëmarrjen në “The Voice Kids Albania 1", e, më pas "Gjeniu i vogel 6", ku u pozicionua në vendin e dytë dhe fitoi ndjekës e përkrahës të talentit të saj.
Në daljen e parë në festivalin “Kënga Magjike” Rea fitoi çmimin “interpretimi më i mirë” me këngën “Pa Faj”.
Materiali tjetër, “Për Mua”, që u prezantua në “Kënga Magjike” u shndërrua menjëherë në hit.
Së fundmi Rea sfidoi veten në “Festivalin 63 RTSh” ku u paraqit jo vetëm si këngëtare, por edhe tekstshkruese. Rea solli një performancë dinjitoze dhe të kuruar imtësisht.

Në qershor 2025, Rea publikoi këngën “Harroje”, për të cilën është autore e tekstit dhe muzikës, një material me ritme Afrobeat që shpalos anën e saj moderne dhe ndjesore si artiste.

Së fundmi, Rea është rikthyer në “Kënga Magjike 2025” me këngën “S’kam Faj”, ku sërish është autore e tekstit dhe kantautore, duke sjellë një performancë dinjitoze dhe të kuruar në çdo detaj.

Rea ka qënë gjithashtu tekstshkruesja dhe kantautorja e këngëtarëve të tjerë.
Muzika live dhe koncertet e shoqërojnë prej 10 vjetësh dhe ajo është bërë ndër zërat më të pëlqyer sot.

Kontribuan: