Redon Makashi
Vjeshta
Vjeshta
Teksti :: Song Lyrics
Kjo vjeshtë e heshtur gjethet lehtë i hidhte,
era i shtynte dal' nga dalë,
ngadalë mbi floktë e tu ato binin,
për ata flok' kisha aq mall.
U bë një kohë e gjatë kur ti ke shkuar,
në k'të qytet më s'të kam parë,
jam ndjerë shumë vetëm më beso e dashur,
ndaj s'dua kurrë të të humbas.
Lërmë të të shoh, lërmë të të prek,
lërmë të të puth, trupin tënd të ndiej,
shumë të kam kërkuar,
zemra kishte mall
sot krejt rastësisht
n'vjeshtë u pamë.
Ashtu ngadalë ti ecje,
ecje pa më folur,
e di që zemrën ta kam vrarë,
herë të kam lodhur,
ti je lodhur shumë me mua,
sa herë rënkonte shpirti i saj.
Pastaj ti ngrite sytë dhe më shikoje,
më erdhi fryma jote pranë,
s'e di se 'ndjeva në ato momente
kur pashë që lotët ty të ranë.
Lërmë të të shoh, lërmë të të prek,
lërmë të të puth, trupin tënd të ndiej.
Mbaje n'mend k'të nate,
zemra ime tha,
k'të kujtim të bukur
vjeshta la.
era i shtynte dal' nga dalë,
ngadalë mbi floktë e tu ato binin,
për ata flok' kisha aq mall.
U bë një kohë e gjatë kur ti ke shkuar,
në k'të qytet më s'të kam parë,
jam ndjerë shumë vetëm më beso e dashur,
ndaj s'dua kurrë të të humbas.
Lërmë të të shoh, lërmë të të prek,
lërmë të të puth, trupin tënd të ndiej,
shumë të kam kërkuar,
zemra kishte mall
sot krejt rastësisht
n'vjeshtë u pamë.
Ashtu ngadalë ti ecje,
ecje pa më folur,
e di që zemrën ta kam vrarë,
herë të kam lodhur,
ti je lodhur shumë me mua,
sa herë rënkonte shpirti i saj.
Pastaj ti ngrite sytë dhe më shikoje,
më erdhi fryma jote pranë,
s'e di se 'ndjeva në ato momente
kur pashë që lotët ty të ranë.
Lërmë të të shoh, lërmë të të prek,
lërmë të të puth, trupin tënd të ndiej.
Mbaje n'mend k'të nate,
zemra ime tha,
k'të kujtim të bukur
vjeshta la.
DËRGOI:
- Publikimi: 01/12/2002
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0