Remzi Jakupi Remi është një këngëtar i mirënjohur nga Kosova, si dhe nji ndër këngëtarët më të mirëfillt shqiptar. Shkollimin e ka kry në Medvegjë, Prishtinë dhe New York. Ka associate degree në computer science qysh nga viti 2001 kur diplomoj si studenti më i mir i gjeneratës me notën më të lartë mesatare 4.0 ne Institucionin Teknologjikë TCI në New York. Gjat karierës ka botuar shume albume solistike. Perveç atyre qe gjenden te teksteshqip.com, ai ka publikuar edhe keto albume: "Llokum me badem" (1994), "Dafinë" (1995), "Sillet e pshtillet" (1996), "Remi dhe Dasmoret" (2003), "Fiki dritat" (2004), "Rrush rrush" (2011) dhe nji album të perbashkët me Gilin të titulluar "Shaj e qaj" (2002). Qysh në shkollën fillore filoj të këndon si solistë në korin e shkollës. Qe nga viti 1999 deri më tani qëndron në SHBA mirpo muzikalisht vepron në të gjitha trevat shqiptare si dhe diaspor. Në moshën dymbëdhjetë vjeqare mëson të egzekuton në gitare dhe me nji shok të klases filluan të këndojnë në mbrëmbje dhe festa shkollore. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeqare nëna, Qamilje Jakupi, ja blenë nji harmonikë dhe fillon të mëson të egzekuton këngë popullore. Një kushërir i Remit, Ismajl Jakupi (i njohur me pseudonim Kauboj Xhema), ishte klarinetist dhe me disa shokë performonte në darsma dhe ahengje lokale. Një ditë e fton Remin ne banesën e ti për të ndëgjuar se sa ka mesu në harmonikë, dhe nga se i pelqej puna, e fton të i bashkangjitet dhe fillon të këndon ne grupin e tij.
Në vitin 1992 pas nji takimi me mikun e vjetër, Shkumbin Kryeziun, vendosin qe kishte qen ide e mir për të inqizuar nji album profesional me këngë popullore cilin aj do ta botoje me shtepin muzikore Labia i ciles ai ishte pronarë. Në vitin 1993 Remi e shet veturen që ja kishte bler babai, Feti Jakupi, dhe bën parat (2500 marka gjermane) për të inqizuar albumin e parë "Llokum me badem", në studion e Naim Krasniqit në Prishtinë, cili u botua në vitin 1994 nga produksioni Labia. Textët dhe muzikën e të gjitha këngëve të këti albumi i punuan Hifzi Krasniqi, Sabit Rustemi, Ekrem Kryeziu, Shkumbin Kryeziu dhe Naim Krasniqi. Shumicën e këngëve në albumet e ardhëshme (gjithsej 72) ka komponua muziken dhe ka shkrua textin vet.
Në vitin 1994 formon grupin muzikor "Sevdalit", cilët së shpejti u bën një nder grupet muzikore më te njohura shqiptare.
Në vitin 1997/98 ka botuar video kasetën solistike "Sevdalit mar e mbrapsht", e cila u shpall si video kaseta më e persosur dhe më profesionale shqiptare e të gjitha kohërave deri në at vit.