>
BIOSHQIP
Biografia
Remzi Jakupi Remi është një këngëtar i mirënjohur nga Kosova, si dhe nji ndër këngëtarët më të mirëfillt shqiptar. Shkollimin e ka kry në Medvegjë, Prishtinë dhe New York. Ka associate degree në computer science qysh nga viti 2001 kur diplomoj si studenti më i mir i gjeneratës me notën më të lartë mesatare 4.0 ne Institucionin Teknologjikë TCI në New York. Gjat karierës ka botuar shume albume solistike. Perveç atyre qe gjenden te teksteshqip.com, ai ka publikuar edhe keto albume: "Llokum me badem" (1994), "Dafinë" (1995), "Sillet e pshtillet" (1996), "Remi dhe Dasmoret" (2003), "Fiki dritat" (2004), "Rrush rrush" (2011) dhe nji album të perbashkët me Gilin të titulluar "Shaj e qaj" (2002). Qysh në shkollën fillore filoj të këndon si solistë në korin e shkollës. Qe nga viti 1999 deri më tani qëndron në SHBA mirpo muzikalisht vepron në të gjitha trevat shqiptare si dhe diaspor. Në moshën dymbëdhjetë vjeqare mëson të egzekuton në gitare dhe me nji shok të klases filluan të këndojnë në mbrëmbje dhe festa shkollore. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeqare nëna, Qamilje Jakupi, ja blenë nji harmonikë dhe fillon të mëson të egzekuton këngë popullore. Një kushërir i Remit, Ismajl Jakupi (i njohur me pseudonim Kauboj Xhema), ishte klarinetist dhe me disa shokë performonte në darsma dhe ahengje lokale. Një ditë e fton Remin ne banesën e ti për të ndëgjuar se sa ka mesu në harmonikë, dhe nga se i pelqej puna, e fton të i bashkangjitet dhe fillon të këndon ne grupin e tij.

Në vitin 1992 pas nji takimi me mikun e vjetër, Shkumbin Kryeziun, vendosin qe kishte qen ide e mir për të inqizuar nji album profesional me këngë popullore cilin aj do ta botoje me shtepin muzikore Labia i ciles ai ishte pronarë. Në vitin 1993 Remi e shet veturen që ja kishte bler babai, Feti Jakupi, dhe bën parat (2500 marka gjermane) për të inqizuar albumin e parë "Llokum me badem", në studion e Naim Krasniqit në Prishtinë, cili u botua në vitin 1994 nga produksioni Labia. Textët dhe muzikën e të gjitha këngëve të këti albumi i punuan Hifzi Krasniqi, Sabit Rustemi, Ekrem Kryeziu, Shkumbin Kryeziu dhe Naim Krasniqi. Shumicën e këngëve në albumet e ardhëshme (gjithsej 72) ka komponua muziken dhe ka shkrua textin vet.

Në vitin 1994 formon grupin muzikor "Sevdalit", cilët së shpejti u bën një nder grupet muzikore më te njohura shqiptare.

Në vitin 1997/98 ka botuar video kasetën solistike "Sevdalit mar e mbrapsht", e cila u shpall si video kaseta më e persosur dhe më profesionale shqiptare e të gjitha kohërave deri në at vit.

Në vitin 1999, Remi publikon albumin "M'ka Marre Malli".

Në vitin 2001, Remi publikon albumin "Fiki Dritat".

Në vitin 2005, Remi & Corona publikojnë albumin "Live". Videoklipi "Dy kandila", i realizuar në Las Vegas, fitoj çmimin e tretë dhe çmimin Best picture në Video Festin në Tiranë 2005.

Në vitin 2007, Remi publikon albumin "Më Ka Zën Dashnija".

Në vitin 2008, videoklipi "Po vijn krushqit", i realizuar në bjeshkët e Rugovës, u shpall si videoklipi më i mirfiltë shqiptar.

Në vitin 2009, Remi publikon albumin "Ndryshe".

Në Qershor 2010, Remi & Sevdalitë marrin pjesë në Çelësi Muzikor 4 me këngën "Dasmën Kush E Nisi".

Më datë 16 Dhjetor 2010, Remi publikon videoklipin "Myzhde", në bashkëpunim me Sevdalit. Me këtë këngë, Remi merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 5 Shkurt 2011, Remi Jakupi publikon videoklipin "Urime Pavarsine", në bashkëpunim me Sevdalite.

Më datë 1 Nëntor 2011, Remi publikon videoklipin "5 Mandolina", në bashkëpunim me Sevdalit.

Më datë 12 Nëntor 2011, Remi Jakupi publikon videoklipin "Bum Qike Qa".

Në vitin 2012, Remi Jakupi publikon albumin "Rrush Rrush".

Më datë 6 Korrik 2012, Sinan Vllasaliu & Remi Jakupi publikojnë videoklipin "Femer E Deshtuar". Videoklipi u prodhua nga Fabrika. Me këtë këngë, Sinan Vllasaliu & Remi Jakupi u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 12 (2013), Zhurma Show 2012 (2012).

Më datë 5 Mars 2013, Remi publikon videoklipin "Party Ne Mesnate". Me këtë këngë, Remi merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 22 Maj 2013, Remi Jakupi publikon videoklipin "Nje Milion Here".

Më datë 27 Nëntor 2013, Gold AG publikon videoklipin "Malli I Ndarjes", në bashkëpunim me Remi.

Në vitin 2013, Remi publikon albumin "Goooool".

Më datë 7 Maj 2014, Remi publikon videoklipin "Pa Status". Muzika e këngës u punua nga Avni Qahili, teksti u shkrua nga Avni Qahili.

Më datë 14 Korrik 2014, Remi publikon videoklipin "Sahati".

Më datë 9 Tetor 2014, Remi publikon videoklipin "Tifozat Kuq E Zi".

Në vitin 2014, Remi Jakupi publikon albumin "Femer E Deshtuar".

Më datë 18 Shkurt 2016, Remi Jakupi publikon videoklipin "Dy Jarana". Muzika e këngës u punua nga vetë Remi Jakupi, teksti u shkrua nga vetë Remi Jakupi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arben Bytyqi. Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Më datë 11 Mars 2016, Remi Jakupi publikon videoklipin "Te Vrafte Zoti". Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Më datë 9 Mars 2017, Remi Jakupi & Fidaim Aliu publikojnë videoklipin "Gurbeti".

Më datë 30 Prill 2017, Remi Jakupi publikon videoklipin "Nuk Ta Nin Ty Për Mu".

Më datë 17 Mars 2017, Remi Jakupi publikon videoklipin "Kokaina".

Më datë 21 Korrik 2017, Remi Jakupi publikon videoklipin "Zemer Ama Numrin".

Më datë 21 Gusht 2017, Remi Jakupi publikon videoklipin "Sa Inat", në bashkëpunim me EKO.

Në vitin 2017, Remi Jakupi publikon albumin "Hej".

Në vitin 2018, Remi Jakupi publikon albumin "Gurbetqari".

Më datë 31 Dhjetor 2020, Remi Jakupi publikon videoklipin "O Hajdar", në bashkëpunim me Cima (Rasim Thaqi).

Më datë 13 Dhjetor 2021, Remi Jakupi publikon videoklipin "Jam Dashuru". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani.
DËRGOI: