TEKSTESHQIP
Biografia
E lindur më 24 qershor 2006 në Stamboll, Turqi, Remy është një artiste që ka marrë formë nga muzika klasike, por ka zgjedhur të sfidojë kufijtë e saj. Pianiste që në fëmijëri, ajo e ndërtoi bazën e saj në strukturën rigoroze të muzikës, por zemra dhe instinkti i saj krijues e shtynë drejt rrymave më të gjalla si pop dhe hip-hop.

Remy nuk është thjesht një zë – është qëndrim. E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë, tekstet pa filtra dhe qëndrimin e patundur, ajo përfaqëson një brez artistësh që nuk kanë frikë të jenë vetvetja. Në një industri që shpesh përpiqet të formësojë artistin, Remy vjen si një frymë e lirë: bossy, unapologetic, – e gjitha me stil dhe klas.

Ajo u rikthye në vendin e saj, Shqipëri, ku përplasja mes natyrës së saj të drejtpërdrejtë dhe strukturës së një shkolle klasike nxori në pah atë që ishte e pashmangshme: një artistja që nuk mund të futej në korniza. Incidentet që pasuan vetëm sa thelluan vendosmërinë e saj për të ndjekur rrugën e vet.

Remy është e njohur në skenën underground për rap battle-sa në hood, ku njihet për një rekord të pastër: vetëm fitore. Hip hop-in e nisi natyrshëm, me freestyle, duke tërhequr vëmendjen e rrjeteve dhe fansave për stilin e saj të mprehtë, autentik dhe të pamëshirshëm në tekst.

Ka performuar live në rrjete sociale me figura si Fumez the Engineer dhe emra të tjerë të skenës, duke sjellë në çdo dalje atë energjinë që nuk blihet dhe nuk mësohet – thjesht lind me të.

Remy është kombinim i një lifestyle-i rich me rrënjë thellësisht hood – dhe muzika e saj është reflektimi i këtij kontrasti të fuqishëm. Në një botë që shpesh zgjedh sigurinë, ajo zgjedh të jetë e vërtetë.

Kontribuan: