TEKSTESHQIP

Revolt Klan
Endrra Vazhdon
Lyrics

Unë e di - ne një ëndërr ndajmë
Ne që qeshim ne që qajmë
Botën ne do ta ndryshojmë,

Unë dhe ti vetëm kaq mjafton.
Ska lavdi , nuk ka heronj.
Bashkë do humbim do fitojmë

Rap 1

Cdo gjë dukej e pamundur,
si një ëndërr e munguar.
Dhe që do ja dilnim mbanë
këtë askush se kish menduar.
Por ti asnjeherë s’u ndale,
gjithmonë duke besuar.
Ndaj me ty gjithmonë krenohem
se gjithmonë me ke frymëzuar.
Në jetë mund të rrëzohesh,
por kur cohesh pak nga pak,
duke bërë hapa të vegjël ,
pastaj mund të shkosh shumë larg,
Ndonjë ditë ndihesh fitues ,
ndonjë ditë ndihesh si humbës,
por ti asnjeherë mos ndal ,
jo, mos u ndal ti rrugës.

Rep2
Lere zemrën që të flasë,
lere shpirtin të bërtasë .
Aspak djersë , asnjë lot ,
nesër nuk do humbasë.

Gjeje forcën dhe buzëqesh
dhe suksesi nuk vonon,
Sepse bota u takon
vec atyre që guxojnë.

qiellin do kapësh,
vec krahët ti hapesh
Nëse do të shkosh më lart
vec beso dhe mund t’ja dalësh

Thonë cdo gjë e ka një fund.
Një fund është fillim i ri.
Dhe një ditë atje mes yjesh,
një yll do të jesh dhe ti.
Unë e di - ne një ëndërr ndajmë.
Ne që qeshim ne që qajmë,
.
Botën ne do ta ndryshojmë .
Unë dhe ti , kaq pak mjafton
S’ka lavdi nuk ka heronj
Bashkë do t’humbim , do fitojmë
mos ndalo.
ti vazhdo.
Ti vazhdo të ëndërrosh mos ndalo.
ti vazhdo.
përsëri ëndrra vazhdon..
Rap
Ec me forcën e besimit
dhe do t’shkosh përtej frikës
Se mëngjesi vjen gjithmonë,
pas natës dhe errësirës
Nëse nuk flet dot me fjalë ,
fol me tingujt e muzikës
Ec me hapat e kohës
dhe mbill farat e së mirës
Mos harro - në këtë jetë ,
cfarë të japësh do të marrësh
Ndaj shpërndaj pak dashuri
e fal, nëse do të falësh.
Rruga e jetës ka dhe njerëz
me urrejtje dhe zili,
Por jeta është e bukur,
sepse ka dhe ditë me shi.

Lëre zemrën që të flasë,
lëre shpirtin të bertasë
Aspak djersë , asnjë lot ,
nesër nuk do të humbasë.

Gjeje forcën dhe buzëqesh
dhe suksesi nuk vonon.
Sepse bota u takon
vec atyre që guxojnë

qiellin ta kapësh,
vec krahët ti hapësh
Nëse do të shkosh më lart
vec beso dhe mund t’ja dalësh

Thonë cdo gjë e ka një fund.
Një fund është fillim i ri.
Dhe një ditë atje mes yjesh,
një yll do të jesh dhe ti.

Unë e di - ne një ëndërr ndajmë
Ne që qeshim ne që qajmë
Botën ne do ta ndryshojmë,

Unë dhe ti vetëm kaq mjafton.
Ska lavdi , nuk ka heronj
Bashkë do humbim do fitojmë

DËRGOI: