>
BIOSHQIP
Biografia
Ne moshen 18 vjeçare terhiqet nga bota e artit dhe fillon studimet ne dy fusha qe shpejt te shendrrohen edhe ne pasjonet e saj: pikuture dhe balet modern. Ne vitin 2000 fillon studimet ne liceun artistik Durres ku dallohet si nje piktore klasike. Ne vitin 2004 ne qytetin e Durresit shfaqet ekspozita e pare e saj ne punimet me te mira. 25 dhjetor 2005 merr pjese ne konkursin e bukurise te zhvilluar ne qytetin e Durresit dhe kurorzihet Miss Durresi 2005. Ne kunkursin e bukurise Miss Albania ku Rezarta prezanton bukurine durrasake, shpallet shoqeruesja e dyte. Ne 26 nentor 2005 mer pjese ne miss model of the world dhe ne kete konkurs fitoi çmimin "best in bikini". Fillon karieren si modele dhe behet nje nga modelet me te kerkuara ne tregun shqiptar. Ne kalendarin "Enada At Nikolla 2006", Rezarat prezanton dy muaj te nxehte ne muajin Prill dhe Qershor stilon ne sfilatat e emrave te njohur si sine tempore etj. Nje nga projektet e reja te Rezartes eshte prezantimi i saj ne muzike neper mjet nje albumi ku do te bashkpunoj me emra te njohur te muzikes Shqiptare. Pasi u shfaq në një reality show, këngëtarja Rezarta Shkurta nuk di të ndalet në çmenduritë e saj. Foto Nudo sot është padyshim një tabu e pathyer më parë nga ndonjë artiste shqiptare. E megjithatë, Rezarta tashmë që i është përkushtuar fotografisë (si modele dhe fotografe) ka forcuar më tej raportet e saj me aparatin magjik... duke u shfaqur para tij vetëm me një çarçaf... sensuale, e brishtë dhe me sytë që guxojnë, e nuk tremben para kureshtjes a paragjykimit të njerëzve. Ajo eshte paraqitur edhe neper festivale te ndryshme.

Në vitin 2012 ajo nxjerr nje hit te ardhshem,nje kenge te titulluar "Droga jam" e cila pati mjaft sukses dhe u shnderrua ne nje hit.

Tani ajo vazhdon me projektet e saja te reja duke i dhuruar publikut gjithmonë kënaqësi.

Në Nëntor 2006, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Dj".

Më datë 21 Tetor 2007, Rezarta Shkurta publikon videoklipin "Matura".

Më datë 21 Tetor 2007, Rezarta Shkurta publikon videoklipin "Te Djelave".

Në Nëntor 2007, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "I Pafat". Kjo kenge cilesohet si nje nga kenget me te bukura te saj pasi qe eshte pelqyer mjaft shume nga publiku pasi qe gjate interpretimit te kesaj kenge ne kete festival kjo kenge u shoqerua edhe me nje performance te jashtzakonshme e cila edhe sot e kesaj dite mbahet mend si nje nga performancat me te bukura shqiptare. Në "Kënga Magjike 2007" ajo arriti te fitojë çmimin Televiziv.

Në vitin 2007, Rezarta Shkurta publikon albumin "Je Vetem Ti".

Në Maj 2008, Rezarta Shkurta merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Kafazi".

Në Qershor 2008, Rezarta Shkurta merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "Engjujt Luten Per Ne".

Në Korrik 2008, Rezarta Shkurta merr pjesë në Çelësi Muzikor 2 me këngën "Kapriçoze", ku fitoi çmimin e parë.

Më datë 27 Dhjetor 2009, Newporn publikojnë videoklipin "S'ki Shmek", në bashkëpunim me Rezarta Shkurtën. Muzika e këngës u punua nga Big Bang (Arbër Gjikolli). Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Nëntor 2010, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Budallaçke E Vogel", ku paraqitet me nje stil krejt tjeter dhe te veçante si dhe me nje performance te jashtzakonshme, diçka qe asnjehere nuk ishte parë ne kete festival. Nje kenge shume e bukur e cila u mirprit mjaft mire nga publiku dhe u duartrrokit mjaft. Ajo arriti te rrembeje "Cmimin Tendencë" si dhe arriti te grumbulloje 366 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali duke zene keshtu vendin e 9-të.

Më datë 4 Prill 2011, Rezarta Shkurta & Vedat Ademi publikojnë videoklipin "Dua Te Iki Larg". Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Rezarta Shkurta & Vedat Ademi u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM (2011), ku arriten te rrembejne dy cmime ate te "Video Spoti më i mirë duet" si dhe cmimin "Video Spoti më i mirë i zhanrit POP".

Në Nëntor 2011, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Te Jesh E Mire S'mjafton", ku rremben Cmimin "Best Performnace" si dhe vleresohet me 324 votuar nga vete artistet e ketij festivali duke zene vendin e 12-të.

Më datë 13 Mars 2012, Rezarta Shkurta publikon videoklipin "Droga Jam". Videoklipi u prodhua nga Vissound Media. Me këtë këngë, Rezarta Shkurta merr pjesë në Zhurma Show 2012 në vitin 2012.

Në Nëntor 2012, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Me Fal".

Në Nëntor 2014, Rezarta Shkurta merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "E Dehur".

Më datë 14 Dhjetor 2016, Rezarta Shkurta publikon videoklipin "Gjysma Ime". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, teksti u shkrua nga Alex Seitaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Ky mund te konsiderohet nje ritkthim sepse Rezarta mori nje pauze nga muzika pas arrestimit te burrit te saj Ermal Hoxha per trafik kokaine.
DËRGOI: