TEKSTESHQIP
Biografia
Dashuria per muziken fillon qe ne moshen 10 vjecare dhe rastesisht mesuesja e muzikes e degjon neper korridoret e shkolles duke kenduar nje kenge te Whitney Houston. Pas kesaj ajo merr guximin te marre pjese ne festivalet per femjei, fillon studimet per kanto dhe piano sekondare ne shkollen e muzikes 'Prenke Jakova', Shkoder. Gjate kesaj kohe ajo aktivizohet ne 2 grupet korale te mirnjohura "Rozafa Expression-Dirigjent­- Maestro Zef Coba dhe "Shoqata Prenke Jakova" dir. maestro Gjon Shllaku. Rezarta shquhet qe femije I apasionuar pas baletit dhe piktures, deshire qe nuk I ndahet deri vone. Qe ne vitin 2001 dhe akoma sot, eshte kengetare soliste ne koncertet live te orkestres se Teatrit "Migjeni" kombetare dhe nderkombetare, si dhe eshte aktivizuar ne organizimet e qendres kulturore 'Pjeter Gaci' ku se bashku me koleget, ka rrembyer cmimet e para dhe te dyta.. Rezarta vendos qe te ndjekee studimet per Gjuhe-Letersi. Gjate ketyre viteve behet pjese e Rin Fest duke rrembyer njehere cmimin e dyte dhe pastaj cmimin e pare. Dhe per here te pare ne Shqiperi behet nje talent show per kengetare 'Ethet E Se Premtes Mbrema'. Dhe pas eksperiencave neper festivale ajo vazhdon nje jete shume aktive ne jeten e nates mes rrymave te ndryshme si pop, soul, jazz, funky, rock n roll, pop rock etj me banda te ndryshme ajo ftohet te jete pjese e "UNIT BAND" duke u kthyer keshtu nje nder bandat me te kerkuara te jetes se nates. Rezarta ka studiuar për kanto dhe më pas ka mbaruar studimet për gjuhë- letërsi, ndërsa për momentin është shumë aktive në netët e muzikës live.