>
BIOSHQIP
Biografia
Dashuria per muziken fillon qe ne moshen 10 vjecare dhe rastesisht mesuesja e muzikes e degjon neper korridoret e shkolles duke kenduar nje kenge te Whitney Houston. Pas kesaj ajo merr guximin te marre pjese ne festivalet per femjei, fillon studimet per kanto dhe piano sekondare ne shkollen e muzikes 'Prenke Jakova', Shkoder. Gjate kesaj kohe ajo aktivizohet ne 2 grupet korale te mirnjohura "Rozafa Expression-Dirigjent­- Maestro Zef Coba dhe "Shoqata Prenke Jakova" dir. maestro Gjon Shllaku. Rezarta shquhet qe femije I apasionuar pas baletit dhe piktures, deshire qe nuk I ndahet deri vone. Qe ne vitin 2001 dhe akoma sot, eshte kengetare soliste ne koncertet live te orkestres se Teatrit "Migjeni" kombetare dhe nderkombetare, si dhe eshte aktivizuar ne organizimet e qendres kulturore 'Pjeter Gaci' ku se bashku me koleget, ka rrembyer cmimet e para dhe te dyta.. Rezarta vendos qe te ndjekee studimet per Gjuhe-Letersi. Gjate ketyre viteve behet pjese e Rin Fest duke rrembyer njehere cmimin e dyte dhe pastaj cmimin e pare. Dhe per here te pare ne Shqiperi behet nje talent show per kengetare 'Ethet E Se Premtes Mbrema'. Dhe pas eksperiencave neper festivale ajo vazhdon nje jete shume aktive ne jeten e nates mes rrymave te ndryshme si pop, soul, jazz, funky, rock n roll, pop rock etj me banda te ndryshme ajo ftohet te jete pjese e "UNIT BAND" duke u kthyer keshtu nje nder bandat me te kerkuara te jetes se nates. Rezarta ka studiuar për kanto dhe më pas ka mbaruar studimet për gjuhë- letërsi, ndërsa për momentin është shumë aktive në netët e muzikës live.

Në vitin 2008, Rezarta Smaja merr pjesë në Ethet E Së Premtes 4.

Në Maj 2009, Rezarta Smaja merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Prane Dhe Larg" te Dorian Gjonit.

Një vit më pas vjen në Top Fest 6 me një këngë të Heldi Krajës "Prane Dhe Larg", ku dhe kurorëzohet dhe fiton çmimin best PoP & Rock.

Në Dhjetor 2012, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivali i 51-të në RTSH me këngën "Ti", me kompozim te Lambert Jorganxhi dhe tekst te Florjan Zyka, ku arrin deri ne 5-shen me te mire. Kjo këngë shënon rikthimin e saj në skenat e festivaleve.

Në Maj 2013, Rezarta Smaja merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Dorzuar", me kompozim te Shpetim Saracit dhe tekst te Sokol Marsit.

Në Dhjetor 2013, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën "Në Zemër".

Në Nëntor 2014, Rezarta Smaja merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Shpirt I Lire". Edhe pse prej vitesh në skenë, Rezarta Smaja vjen për herë të parë tek “Kënga Magjike”. “Nuk kam qenë asnjëherë gati, pasi doja të vija me një krijim të denjë për këtë festival”- thotë ajo. Rezarta Smaja synon të preki zemrat e publikut me kete këngë: “Dua që njerëzit të gjejnë vetveten në këtë këngë dhe të ndihen krenarë për atë çfarë kanë qenë dhe çfarë janë” - tregon ajo.

Në Dhjetor 2014, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Më Rrembe". U Prit me padurim kjo këngë me kompozim të Klodian Qafokut, sepse Rezarta solli një nga tekstet e fundit të shkruar nga Dr. Flori.

Në Maj 2015, Rezarta Smaja merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Zeri Ne Radio".

Në Dhjetor 2015, Rezarta Smaja & Klodian Kaçani marrin pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Dashuri Në Përjetësi".

Në Dhjetor 2016, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Pse Prite Gjatë".

Në Dhjetor 2017, Luiz Ejlli & Rezarta Smaja marrin pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Ra Një Yll".

Në Nëntor 2019, Rezarta Smaja merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "Gjithmone Shkurt Rruga Per Shpi".

Në Tetor 2021, Rezarta Smaja merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Si N' Andërr".

Në Dhjetor 2021, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "E Jemja Nuse".

Në Dhjetor 2022, Rezarta Smaja merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "N'Eden".