TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Zo Ku Te Kam Moj Qifteli
Lyrics

Oooo
Zo ku t'kam moj çifteli
deshta i her te flas me ty
Du me fol se me knu s'muj
jo as gishtat o s'mun po i luj
Me knu s'muj me vajtue s'di
por po i flas dy fjal me ty
O per ty Kosovë Etnike
e per ty Drenic,
oj Drenic kreshnike. 

Oooo
Nashta telat o tu kan nrdyshk
se shum lule o na'u kan vyshk
Kangen ton moj qifteli
gjaku e loti o e kan ly
S'na shkon zani as mu as ty
oh se zemrat na'u kan thy
Por s'mun rri pa i thon dy fjal
per Drenicen po,
po si po bon ball ee. 

Oooo
Prap n'Drenic kan ra komitat
por djelmija i kan nxan pritat
Se s'duron ky ven kapicen
jem plis bardh nuk e lshojm Drenicen
Nuk largohem nga kto votra
me buk misri jem rrit ne sofra
Se n'ket ven na ka lind i pari
kur nuk kishte shka,
shka as kam barbari.

Oooo
As me pushk e as me topa
le ta merr vesh e gjith bota
Se Prekazi s'luen o kurr
gjaku i yn nuk shterron kurr
Ka marr gjamen Qyqavica
tan me shkije u rrethue Drenica
Qou o shka hiqe ushtrin
se i mledh eshnat po,
po sikur n'Vranin ee.

Oooo
Pash at gjak qe mori val
qifteli ma thuj ni fjal
N'at Prekaz a pat naj djal
turrin hasmit o me ja ndal
Pasha kangen Kosovare
qe i vlon zemrat si ne zjarre
Pash at gjak e pash at lot
ka Prekazi po,
po more trima plot ee.

Oooo
Ka Prekazi e ka Drenica
trima si Azem Galica
E nuk vdes zemra e shqiptarit
s'nalet pushka e Adem Jasharit
Pushka e tij me u nal nuk ka
per pa ik ma i mrami shka
E me u vesh shkinat ne t'zi
le ti kjajn more po,
po vorret n'serbi.

DËRGOI: