n'atë Prekaz paska ra stuhia prapë komitat po ja qon Sërbia për me vra more me plaçkitë kanë harru po u plaqin sytë kanë harru krentë e Sërbisë ky osht trolli i Ahmet Delisë kanë harru po na i marrtë Dreqi aty i pret more Mursel Ahmeti
kanë harru po na i nxoftë nama se Drenica ka djelmë si Zana n'çdo kodër të Drenicës prapë rreh zemra e Azem Galices prapë rreh zemra e Shotes trime po Drenica ka prapë Qerime për me msu brezat që vin qysh luftohet more me Serbinë
kanë harru paj n'Belicë tu Kisha kur luftojë qaj Nak Berisha krahë për krahë me Sadri Shalen tridhet Shki në flakë i kallen Nak Berisha në ball t'komites prapë po hec Lugut t'Kerrnines kur t'na msyn Shkiet n'kto anë Nak Berisha u del në mejdan
kanë harru po t'bijtë e bushtres se ky osht trolli i Shaban Polluzhes dhe osht trolli i Mehmet Gradices faqe t'bardhë i kanë lonë Drenices kta dy trima ballë e m'ballë prapë Drenica po i mban të gjallë prej armikut kurr s'i kap tuta digjen në Kullë bash si Oso Kuka
Zot i madh na i pastë marru shih sa shpejtë paskan harru se s'duron kush ato me rrethu as s'ja ban ftyra për me u dorzu se i pret trimi si rrufeja n'Kullë të vet osht ore Tahir Meha Tahir Meha qaj biri i plakut bukur mirë more na patë ardhë hakut
ni gja Shkau le ta kupton asniher mos ta harron mo Drenicen t'vetme s'e lomë kur des njo do t'desim te tonë veç ni pushkë n'Drenicë me krisë po i jep kushtrimin krejtë Shqiptarisë
Rifat Berisha - Tahir Mehes Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Tahir Mehes".
3. Video është e këngës "Tahir Mehes", por nuk këndohet nga Rifat Berisha.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.