TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Pak Shetita Ku U Rrita
Lyrics

Hej n'atë Rugov jam nis me dal, s'mun u nala dej n'Qakorr
për me i pa bjeshkët me sy, u ka dhanë zoti bukuri
uji nga krojet gurgullon, i kang malsorqe o kush pe knon
n'ato hije me shpatije, po jehon ni kang qiknie
t'rrqethet trupi tu i ndëgju, n'ato gryka tuj ushtu
ia oj e ua oj, hej paj kshtu knojn o malsoret oj.

Hej por me dal n'at gryk te Zhlepit, atje janë bjeshkt e lezetit
me pi ujë n'at kru t'Bozhdarit, atje i kam stanet e t'parit
prej Shtedimit dej n'Sejnov, bjeshkë ma t'mira o nuk ka n'Kosovë
ren na vin dhe bjeshkt e thata, janë thepore dhe lisgjata
bjeshkt e Vrells e t'Kaliqanit, rrinë baqicat para stanit
bjeshkë me mrize e shumë hije, hej me plot borë o neper smetije.

Hej atje asht maja e Berishs, sa hijeshi i jep stanishts
lugu i Bajshes gropa gropa, plot me tufa me bardhoka
n'Gurra t'bardha deri n'shtrung t'mbretit, me tu knaq o zemra prej qefit
n'derë te stanit del malsorja, sheken n'dor ma bardh se bora
shkojn bardhokat tu mallu, u prin qobani tuj fishkllu
tuj ra fyllit e tuj knu, hej krejt stanishta ou shkon tuj ushtu.

Hej n'bjeshk te Strellcit e t'Deqanit, tuj pushu po stan mas stanit
prej belleje n'bjeshk t'Isniqit, mir po i rreh kumon ogiqi
n'ato bjeshk plot lugje e vija, sikur lule o jan rrit rinia
pak ma nalt maja e Shkelzenit, hijeshi i jep krejt venit
n'gryk t'Valbones per me dalë, me pushu e me hjek mallë
krejt ka janë kto bjeshket tona, hej n'fluturim ndejmë i runë shqiponja.