TEKSTESHQIP
Rifat Berisha - Mulla Zeka E Hoxhe Azemi
Rifat Berisha
Mulla Zeka E Hoxhe Azemi

Teksti :: Song Lyrics
O qka pom thu o mori o mretnesh
Qe fluturon o ne vrri e n’bjeshkë
A ke pa o naj here me sy
Ka shetit o ne Shqiptari
Djem si t’rrafshit o t’Dukagjinit
Atje nalt op prej grykes drinit
Burrë siç ishte ai mulla Zeka
O digjet zjarrë për troje t’veta

A s’pom thu o moj sokoleshë
Flatra t’arta o qe m’ke vesh
A ke pas o n’ketë ven ma trim
Qe u shkri n’burg o per ni bashkim
Per bashkim o nen ni flamur
Shqip ka flitet o gur e n’gurë
Me dridhë logun edhe kuvendin
O nja ma trim o si hoxhë Azemin

Mulla Zeka o trimau nau prini
Djemve t’lehtë o nga Dukagjini
Kurë asht nisë o lufta n’Pazarë
Ketë burrë t’urtë edhe kuvendar
Komandant o e kan emnu
Me qetnik kur paten luftu
Bashkë me trim o mulla Hysenin
O tu ja dridhë qetnikut venin

Qysh n’rini kta u perballunë
Me njerz t’ligjë edhe me spiun
Nga UDB-ja u torturunë
Ditë te veshtira o n’burg kalunë
n’Burg famkeq o te Jugosllavit
Por s’u thynë jo zogjt e shqiptarit
Mulla Zeka e hoxhë Azemi
O dhe shumë burra o te kti veni

Qka me t’thanë more po thotë shqiponja
Tu j flutru o ne tokat tona
n’Fusha t’bukra o n’bjeshkë e vrri
An e manë o ne shqiptari
Besa besë o as kun nuk gjeta
Burrë ma t’mirë o si mulla Zeka
Rreth e m’rrethë o me i ra kti veni
O nuk gjanë trim o si hoxhë Azemi

Kta dy burra o jetë kan ndrru
Tash kanë nisë edhe me u harru
Por ni fjalë jam o tu jau thanë
Se kanë vdekë o me shkrum e mallë
Shkunë me zemer o te shkrumueme
Qysh se lanë o Shqipninë t’bashkueme
Por me shpresë o se lindë ni nanë
O naj shqiptar o qe i bashkon e

Amanet o nga hoxhë Azemi
Për bashkimin o te kti veni
Amanet o nga mulla Zeka
O për bashkimin e trojeu t’vjetra

DËRGOI:
Komente 0