TEKSTESHQIP
Rifat Berisha - Beg Riza
Rifat Berisha
Beg Riza

Teksti :: Song Lyrics
Hej heu Beg Riza more djalë, hajt t’i thomë nja dy tri fjalë
qysh pat knu ai baca Lal, kanga e tij kurrë s’ka me u nal
kanga e tij e pushka jote, do t’jehojn o more nëper mote
dul ni fjalë që u vra Begu, u dridh kodra e u dridh bregu
po nuk ndalet zemra jote, sa t’i jep dielli dritë ksaj toke
lufta jote për liri, për bashkim o në ni Shqipni e
hej shqipe ishe ti e.

Hej ty Beg Riza tu rritë nami, bashkë me shokë trima mejdani
bashkë me shokë Shqiponja t’zeza, do tu mbajmë n’men neper breza
ty Beg Riza t’koft lavdi, Lavdi shokëve o që ranë me ty e
e nderove Dukagjinin, ti or djalë që se rrudh synin
tu e hap gjoksin hap krahinorin, tu e dridh e shtri bullgarin
dridhë bullgarin maqedon, hej Beg Riza more unë jam e
hej gjak t’shqiptarit kam e.

Hej ku kanë kris 10 pushkë për i heri, janë Beg Riza e Hyseni
Turgaj Gashi e Arbeni, Mirsad Ndrecaj e Xhaferi
vjen Valoni Ismet Kaloshi, me Fatlumin Samir Kastrioti
i dallum si yll nder yje, si luan qe rrin nder pyje
asht Beg Riza i Dukagjinit, gjithë Shqipnis zemren e trimit
qysh jep gjak per troje t’Arbrit, mos me met o ner thoj t’bullgarit
hej zjarrë i jep ballkanit.

DËRGOI:
Komente 0