Rigersa ka nisur të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Skena e parë në të cilën ka shkelur ka qenë ajo e festivalit të 50-të të fëmijëve në Shkodër. Rigersa ka qenë konkurrente edhe në edicionin e 5-të të "Gjeniu i Vogël" ku ka arritur deri në gjysëmfinale. Në vitin 2016 mori pjesë në "Shkodra Fest" ku u vlerësua me çmimin si "Këngëtarja e re më e mirë". Po ashtu Rigersa ka publikuar edhe 2 klipe: "Jeto", me të cilën ka marrë çmim të parë në Shqipëri dhe Itali në një konkurs mes shkollave jezuite, si dhe këngën "Free".