>
BIOSHQIP
Biografia
Lidhja e Rilind Alimanit me këngën ka nisur që në moshën 5-vjeçare. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin e Muzikës në Tetovë, duke bërë që muzika të jetë jo thjesht pasion por edhe profesion për të. Ka qenë pjesëmarrës në disa festivale fëmijësh dhe në koncerte të ndryshme. Gjithashtu ai ka studion e tij muzikore, ku prej disa vitesh punon bashkë me ekipin.

Në Mars 2021, Rilind Alimani merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Pyet Zemra". Rilind Alimani nga Tetova vjen për herë të parë në Kënga Magjike, si pjesë e kategorisë NewArtist.

Më datë 14 Janar 2022, Rilind Alimani publikon videoklipin "Keshtu Zoti Paska Dasht". Teksti i këngës u shkrua nga Rilind Alimani. Produksioni audio u realizua nga Rilind Alimani.

Më datë 14 Maj 2022, Nesa & Rilind publikojnë videoklipin "Pasha Zemren". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga Rilind Alimani. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.