>
BIOSHQIP
Biografia
Rina Fermini është studente dhe është nje vajzë që e realizon atë që premton. Besojmë se Rina do të sjellë shumë risi dhe hite në skenën tonë.

Pasioni i saj është muzika, me të cilën ka filluar në fund të vitit 2006, kur fiton vendin e parë në një audicion. Pastaj fillon të hyjë më thellë në rjedhat e muzikës dhe merr pjesë në festivalin turk "RUMELI FEST", ku fitoi çmimin "Debutantja më e mirë".

Merr pjesë edhe në Kosova Fest 2007, ku është shpërblyer me çmimin e dytë.

Në Nëntor 2007, Rina merr pjesë në Nota Fest 2007 me këngën "Më Harro".

Në vitin 2008, ajo realizoi këngën "Pa Kontratë" me një videoklip të mrekullueshëm. Kënga i parapriu albumit të saj të parë që përmban 8 këngë.

Më datë 15 Shtator 2009, Rina publikon videoklipin "Dua Tjeter Pilot".

Më datë 8 Shkurt 2011, Rina Fermini publikon videoklipin "Ndize Zemren".

Më datë 4 Tetor 2012, Rina publikon videoklipin "Hej Zemer".

Më datë 9 Janar 2013, Rina publikon videoklipin "S'ka Kontrat".

Më datë 6 Maj 2017, Rina Fermini publikon videoklipin "Fotografia". Muzika e këngës u punua nga Beni Baksi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Beni Baksi.

Më datë 29 Shtator 2017, Rina Fermini publikon videoklipin "Pa Mu".

Më datë 5 Qershor 2019, Rina Fermini publikon videoklipin "Kazanova". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 22 Shtator 2019, Rina Fermini publikon videoklipin "Gabimi Jem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 8 Tetor 2020, Rina Fermini publikon videoklipin "A Ka Lot". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 6 Nëntor 2021, Rina Fermini publikon videoklipin "Asnjona". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo, ndërsa orkestrimi u punua nga Dardan Osmanollaj. Videoklipi u prodhua nga XL Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga 2Ton.

Më datë 11 Shkurt 2022, Rina Fermini publikon videoklipin "Fajet E Tua". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo, ndërsa orkestrimi u punua nga ERO (Eroll Osmani). Videoklipi u prodhua nga XL Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga 2Ton.

Më datë 21 Korrik 2022, Rina Fermini publikon videoklipin "T'kom Dasht". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga Cinematic.ch, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 21 Nëntor 2022, Rina Fermini publikon videoklipin "Haram". Teksti i këngës u shkrua nga Buk1. Videoklipi u prodhua nga Cinematic.ch, ndërsa produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).

Në Dhjetor 2022, Rina Fermini merr pjesë në Nota Fest 2022 me këngën "I Ke Harru".

Më datë 15 Shkurt 2023, Rina Fermini publikon videoklipin "M'ke Dal Prej Dore". Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).

Më datë 12 Gusht 2023, Rina Fermini publikon videoklipin "Mangava Tut", në bashkëpunim me Eron. Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Buk1 & ERO (Eroll Osmani), teksa për arranzhimin e këngës u kujdes ERO (Eroll Osmani). Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).