Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ritmi I Rruges - Mendo Mire Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Në rrugë
(X4)

Vetëm ty të desha, ty dhe askënd tjetër
Dhe tani më mundon ajo dashuri e vjetër
Për të cilën çdo gjë dhashë, të gjitha që i pata
Por mbeten veç kujtimet, të tjerat i gëlltiti nata.

Kaluam ne sëbashku, pothuaj një vit plot
Mendoja se më doje, por unë të desha kot
Më the se më don, por e deshe tjetër kënd
Si u mashtrova nuk e di, këtë më së miri e di ti.

Më ushqeve me gënjeshtrat e tua një vit plot
Ma mundove shpirtin saqë për ty derdha dhe lot
Ma theve zemrën me tradhëti, e unë të gjitha i duroja
Kisha humbur në çmendi, isha i marrë që ty të doja.

Shpresoja se ndoshta nesër, më e mençur do të zgjohesh
Do të mendosh më larg për gjërat dhe do të përmirësohesh
Por ti vazhdove me tënden, nuk di se si të doli
Të humba apo më humbe dhe lumturia foli, foli.

Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh)
Mendo mirë, në rrugë (para se të veprosh)
Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh)

Në ëndërra më del para, më buzëqesh, më shikon
Pastaj ngadalë fillon të humbësh, por më thërret, me dorë më fton
E unë të ndjek nga pas, por bije në grackë të ndytë
Të lus ty për ndihmë, por ti i mbyll veshët dhe sytë.

Dhe në jetë kështu ma bëre, por krejt ndryshe dukej
Ti vetëm luaje rolin, me çdo saktësi që duhej
Ende se kuptoj ç'ka dhe pse na lidhi aq gjatë
Më duket se jemi të ndryhëm, si dita me natë.
(Si dita me natë)

Por unë për ty provova dhe shumë gjëra i ndryshova
Edhe ti po të provoje, shumë gjëra do i ndryshoje
E ndoshta do të ishim sëbashku, edhe tash, edhe më vonë
Ndoshta kurrë nuk do të shuhej, kjo dashuri e jonë.

Dhe kjo varet prej teje, sepse unë i gatshëm jam
E ato mend që i pata edhe tani unë i kam
E ti e di se gjithmonë të kam dashur vetëm ty
Por ti së pari me mend shiko, e pastaj me sy.
(Pastaj me sy)

Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë (para se të veprosh)
Mendo mirë, në rrugë (se ç'është se ç'është të dashurosh)

Mbaj mend që ti je larg meje, në zemër ndiej një zbrazëti
Më mungon ajo buzëqeshje dhe ngrohtësia që më dhe ti
Por koha shëron plagët, kështu ka qenë gjithmonë
Dhe një ditë ndoshta harrohet dhe dashuria jonë.

Por nëse ti je penduar dhe tani vërtet më don
Mund të fillojmë krejt prej fillimit se çdo e keqe kalon
Por krejt nuk harrohet kurrë, se të mbet si pikë në zemër
E kjo jetë nuk e ka hak, që të shkatërrohet veç për një femër.

Por kur mendoj prapë ti je, e vetmja vajzë në këtë jetë
Që më bëri të lumtur dhe që e desha me të vërtetë
Dhe nëse don që të jemi sëbashku, më e mençur duket të jesh
Ti përmirësosh gabimet e tua, se jeta është para nesh.

Mendo mirë, në rrugë (Mendo mirë para se të veprosh)
Mendo mirë, në rrugë (se ç'është se ç'është të dashurosh)
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë (se ç'është të dashurosh)
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë
Mendo mirë, në rrugë


Ky tekst u dërgua nga Vilson





Ritmi I Rruges - Mendo Mire
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Mendo Mire".
3. Video është e këngës "Mendo Mire", por nuk këndohet nga Ritmi I Rruges.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ritmi I Rruges:


Komente 0