TEKSTESHQIP
Riza Selimi - Gurbeti
Riza Selimi
Gurbeti

Për këngën ka punuar kompozitori vetë artisti, ndërsa teksti është sjellë tek publiku nga Milaim Islami.
Teksti :: Song Lyrics
Kur u nise vëlla me shku në gurbet
As unë e as ti nuk e patëm lehtë, nuk e patëm lehtë
E pash se gurbeti mu po m’len pa ty
Pa ta marrë rininë s’ka me t’lanë me u kthy, s’ka me t’lanë me u kthy

Ah gurbet, gurbet, oh plagë e ranë
O sa shumë m’ke marrë e sa pak m’ke dhanë
Kurrë vëllaun tim jo s’ta bëj hallall
Ti po e shterrë e unë p’e bajë mall

Kurrë vëllaun tim s’ta bëj hallall
Ti po e shterrë e unë p’e bajë mall

Merri vëlla me veti çifteli e plis
Me ju tregu fëmijeve kë ke t’parë e fis, kë ke t’parë e fis
Gjyshërit kanë mbet zemërplasë tu pritë
Pa i përkund nji herë nip e mbesë janë rritë, nip e mbesë janë rritë

Kur u nise vëlla me shku në gurbet
As unë e as ti nuk e patëm lehtë, nuk e patëm lehtë
E pash se gurbeti mu po m’len pa ty
Pa ta marrë rininë s’ka me t’lanë me u kthy, s’ka me t’lanë me u kthy

Ah gurbet, gurbet, oh plagë e ranë
O sa shumë m’ke marrë e sa pak m’ke dhanë
Kurrë vëllaun tim jo s’ta bëj hallall
Ti po e shterrë e unë p’e bajë mall

Kurrë vëllaun tim s’ta bëj hallall
Ti po e shterrë e unë p’e bajë mall
Komente 0