TEKSTESHQIP
Riza Selimi - Shtëpia E UÇK-së n'Zllash
Riza Selimi
Shtëpia E UÇK-së n'Zllash

Autorë të muzikës dhe arranzhuesit të muzikës rezultojnë të jenë Muhamet Selimi & Driton Fazliu, teksa kënga vjen me vargje nga Ismajl Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Në Malsinë bujare, një fshat në Gollak
Dyertë i ka hap një shpi për konak
E kanë shtrue sofrën burrat e lirisë
Djemtë ma t’mirë t’Prishtinës me trima t’ Malsisë

Dy komandantë lufte e një plak’ bujar
Na duhet një shpi në Zllashë për ushtarë
Baca Kadri Svarça n’grykë i merr me gzim
Në shpijat e mia ka vend për çdo trim

Ky konak i pritë bijtë e Skenderbeut
Me djem e nipa jam n’shërbim t’atdheut
Zemra mal i bahet Kadriut me vllazën
Ushtartë e lirisë te na e kanë bazën

Te shpija e vjetër në Zllashin krenar
Trimat po kaliten ushtarë çlirimtarë
Syrin nuk j’au tremb’ plumbi as stuhia
E kanë komandant vllaun nga Shqipnia

Fatin historik ky konak e pati
Kur ja hapi derën trimi Isë Kastrati
Erën e lirisë Shpendi k’tu e solli
Me Besnik Marocën, Afrimi e Sokoli

Plagët si j’au pashë me duru nuk mujta
Hajde sa ma shpejt doktoreshë Teuta
Po qan Kadri Svarça me lotët si shi
Sa i shtrejtë te koka çmimi për liri
Komente 0