TEKSTESHQIP
Riza Selimi - Erdha Bir, Zanin Me Ta Ni
Riza Selimi
Erdha Bir, Zanin Me Ta Ni

Këngën e kompozoi vetë këngëtari, autor i tekstit rezulton të jetë Ismail Fazliu, ndërsa arranzhimin e kryen Muhamet Selimi & Driton Fazliu. Materiali artistik në fjalë ka ardhur tanimë i ilustruar me një videoklip, i cili është publikuar më 26 Shtator 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Një nanë shqiptare, një shekull jetë
Niset te varri o i djalit t’vet
S’pe len pleqnija m’u afru’ ngat
Shikon kah varri prej shpati, n’shpat

S’erdha o bir me vajtu për ty
Veç m’ka marrë malli zanin me t’a ni
U habit lokja ni za vjen nga varri
Dy fjalë i fol, hero Xhavit Gashi

Si sot m’kujtohesh oj nanë malsore
Kangtë e djepit ti kur m’i knove
Kurrë ato kangë s’i kam harrue
N’brigje t’Gollakut, rrit e burrnue

N’ballë t’oxhakut ku rrinte plaku
Aty u msova qysh luhet çarku
Me dasht kombin, e me dasht flamurin
Kurgjo ma shumë s’e nderon burrin

Sa herë u rrxova, ma shpejt u qova
Por me robni kurrë s’u pajtova
Kur n’Prekaz krisi pushka e parë
Mejherë ju bana atdheut ushtarë

Kurrë oj nanë, ma mirë, s’jom kanë
Se me tri germa, me shqipe n’ballë
Tu ja njeh plumat shkaut mbi sy
Tuj kallxu pushka, ktu osht Shqipni

P’e di oj nanë, mall ki për mue
Po, nrysh liria kurrë s’ish fitue
Sot rri krenare, rri faqebardhë
Se hakun tem, vet e kam marrë

O biri i nanes hero Kosove
Hallall t’koft gjini, sa mirë luftove
Liria jonë, po ma hjek mallin
Për djalin tem, për Xhavit Gashin
Komente 0