TEKSTESHQIP

Rizah Bllaca
Aman ja Dost (Elif Elif Allah)
Lyrics

Aman ja dost,
Hej, Elif Elif, ma mirë me dek, tuk se mrrini vilajeti
HEJ! Be Bilahi se kujtova para nej na munoj davleti
haj haaj.

Aman ja dost,
Hej,Tek texhrybe le ta bojmë tuk se e mrijem ahir zemanin
Hej se edhe baba i turqenijes, na i dha krye Din-Dushmanit
Medet, haj Medet.

Aman ja dost,
Hej Xhym gjynahet so ti bojm, tybe inshallah vjen isaf-inçari
Hej Asht habiten fort ky hallki, sheiratin ja u dan qyfari, haj haj

Aman ja dost
Ej i hutuem o kjo jetë, mos t’ia rren menja insanit
Hej, dall dynjaja kuj ska me i met, masi si met hazreti Sulejmanit
Ja dost, he dost.

Aman he dost,
E zehr zullumi qe na zhdrypi edhe u shtrue turqenia
HEJ! Rej rixha t'atij sulltani, eh ja preft hazreti Mehdia, haj haj.

Aman ja dost,
Ej zi e zeher u mush kjo jetë edhe u çue merahmeti,
E si s’kan frik qe kan me vdek,
Kabull si ban Muhammeti,
Ja dost, he dost

Aman ja dost,
Hej gym gajretin që e boni Shkodra, vilajeti s'e bon kabul
Ej dhe fidar vehten e boni, Perendija tahi i boft mahmuar, haj haj.

Aman ja dost,
Shin Sheirati i Pejgamerit qi su kshyrke në atë zeman,
Ej sa do saber sun po i bojm, lajk jem bo për tufan, haj haj.

Aman ja dost,
Ej zi e zehër u mush dunjaja dhe na mur murtati
Ej eh VAllahi i ardhtë hakesh ditë për ditë shtohet bidati,
Medet, oh medet,

Aman ja dost,
Ej koftë Kurani që o shkru edhe o fol prej Perenisë
Ej, Qerqerparze jemi bo, në toke na shkeli kama e osmanlise, haj haj,

Aman ja dost,
Ej lam edhe lajk jena bo nkoftë që e harrojmë Perëninë
Ej mym o gjaku i Ali Asmanit
E harlisi krejt turqeninë, medet ou medet

Aman ja dost,
Ej Do ta merni vesh kuvenin se skum fol kurgjo hilaf
Hej, Do ti lutem Dhulxhelalit, sulltanin bjere n’isaf, haj haj

Aman ja dost,
Ej, kun me fajde që jemi gjallë, masi sprejke shpata Zulfi Asllanit
Eh vAllahi jau baj ni be, hakikat mreti kon' s'kish pas me veti
Medet, medet.

Aman ja dost,
Hej i hutue ish kan sulltan Azizi, tuk se urdhnojke murtati
Eh se je baba more i ktij o zemani, o sy e zemër neve na i çeltë Haki, na i çeltë Haki.
Ahh se je baba i këtij Zemani, o sy e zemër neve na i çeltë Haku, na i çeltë Haki.

Fjalët:
Devleti - shteti
Zeman - kohë, epokë, periudhë kohore
Ahir-Zemani - koha para shkatërrimit të botës (kiametit)
Din-Dushmani - Armiku i fesë.
Hallki - populli
Sheriati - Ligji fetar
Qyfari - jobesimtari, i pafe.
Insani - njeriu.
Hazreti - titull respekti (honorifik)
Merahmeti - mëshira.
Gajreti - durimi
Murtad - renegat, i dalë nga feja.
Bidati - shtesë/ndryshim i keq në kundërshtim me bazat fetare.
Jezid(isë) - Jezid (emër mashkulli), sinonim i ligësisë e krimit.
Dhul-Xhelali - Poseduesi i Madhështisë, Zoti.
Haku - e Vërteta; po ashtu, një prej Emrave të Zotit (el-Hak).

DËRGOI: