TEKSTESHQIP
Robert Zhapokika - Do T'i Shkel Rrugicat
Robert Zhapokika
Do T'i Shkel Rrugicat

Autore e tekstit është Irma Kurti.
 Poezia është shkëputur nga libri "Nën bluzën time", botuar nga Dudaj, 2013.

Teksti :: Song Lyrics

Sido që të jetë, një ditë unë do t’i shkel
në çdo pëllëmbë rrugicat e lagjes sime,
dhe pse malli herë zgjohet, herë tulatet
e koha i ka sfumuar zërat e kujtimeve.

Do vij për të hapur dritaret në çdo kanat,
të lexoj emrin e tim eti në prag të shtëpisë,
të ujis lulet, që dhe emrin e kanë humbur,
të përgjumura lëkunden në ajrin e vetmisë.

S'më bën zemra t'i hedh, në kërcellët e hollë
porsi gjethe të pakta kanë ngecur kujtimet
e viteve kur jetonim në një dhomë e kuzhinë
të lumtur, të trishtuar, të paktën një familje.

Do të prek muret, me gishta do t'i ledhatoj
e koha do të zvarritet me ritëm monoton.
Do kem ndjesinë, në çast po të largohem,
drobitur nga braktisja do shemben në tokë.

Sido që të jetë, një ditë unë do t’i shkel
në çdo pëllëmbë rrugicat e lagjes sime...

Kontribuan:
Irma Kurti
Komente 0