TEKSTESHQIP
Robert Zhapokika - Pritje E Gjatë
Robert Zhapokika
Pritje E Gjatë

Kënga mbart vargjet e shkruara nga Irma Kurti.

Teksti :: Song Lyrics

Derën e shtëpisë sime
do ta lë gjithnjë
të hapur për ty.
Nuk ka nevojë
t'i biesh ziles.
Do ta hapësh
ngadalë,
do të dëgjosh
kërkëllimën e saj,
do të vëresh
ndryshkun
që ka zënë
nga pritja e gjatë
e, kur të hysh,
do të më gjesh
ulur në divan,
të lodhur e të rrudhur.

Do të më vështrosh
me vëmendje
duke u përpjekur
të rigjesh
tiparet e mia,
rininë time
të humbur
duke të pritur ty.
Në sytë e mi
do të dallosh
lumturinë,
sepse ke ardhur ti.
Komente 0