TEKSTESHQIP
Noshi Korça - Ja Korça Ime E Vjetër
Noshi Korça
Ja Korça Ime E Vjetër

Kompozimin dhe tekstin e mori përsipër Petrika Agolli, ndërsa për okestracionin dhe për produksionin u kujdes Ardian Dhimitri.
 "Ja Korça ime e vjetër" e sjellë nga Noshi është një tjetër serenatë korçare me Tekst dhe Muzikë të krijuesit të shumë serenatave të vjetra korçare, Petrika Agolli apo siç e njohin shumica Tika Ceno. Orkestrimi, realizimi muzikor në studio si dhe produksioni i plotë i këngës është realizuar nga Ardian Dhimitri.

Teksti :: Song Lyrics

Mora kitarën të këndoj
Një këngë dua të të kushtoj
Ty o Korça ime e vjetër
Dy vargje dua të ti thurr

Dhe muzgu filloi të bjerë
Dhe Hëna mbi retë doli
Dhe drit' e saj e zbehtë
Kitarën time ndriçon

Ja Korça ime e vjetër
Shumë thinja të mbulojnë
Shumë halle ke me vehte
Me këngë i vajton

Ja Korça ime e vjetër
Shumë thinja të mbulojnë
Shumë halle ke me vehte
Me këngë i vajton

Rrugët me kalldrëm të shtruar
Ku era e blirit kundërmon
Si një këmbanë e plasur në buzë
Me zë baritoni do të këndoj

Dhe muzgu filloi të bjerë
Dhe Hëna mbi retë doli
Dhe drit' e saj e zbehtë
Kitarën time ndriçon

Ja Korça ime e vjetër
Shumë thinja të mbulojnë
Shumë halle ke me vehte
Me këngë i vajton

Ja Korça ime e vjetër
Shumë thinja të mbulojnë
Shumë halle ke me vehte
Me këngë i vajton
Komente 0