TEKSTESHQIP
Roland Çukaj - Lumi Une I Lumi
Roland Çukaj
Lumi Une I Lumi

Për vijën melodike dhe për fjalët e këngës u përkujdes Fran Kodra, teksa autor i orkestrimit është vetë artisti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nuk kam vila as pallate,
llogarin në bankomate,
as resorte as konsesione
po më shkon jeta monotone.

A je mirë me shnetin?
Po mirë po jam.
A ke punë me shtetin?
Jo more jo nuk kam.
A ke shtëpinë tane?
Po në ball me diellin
ai thu kuj ça mbane?
jo jo se njoh sherrin
si je me shoqni?
pa ata s'mund të rri
po dashni a ke?
Në kry të saj baj be
A ke qetësi natën?
rehat më merr gjumi
o i lumi ti o i lumi

të vogël e kam një shtëpi
që ma lanë të parët e mi.
Kur shoh të tjerat si lartësohen,
me vetveten
s'mund pajtohem.

A je mirë me shnetin?
O mir po jam
A ke punë me shtetin?
Jo mor jo nuk kam.
A ke shtëpinë tënde?
Po në ball me diellin
aj thu kuj ca mbane?
Jo se njoh sherrin
Si je me shoqni?
E pata s'mund të rri.
Po dashni a ke?
në kry të saj baj be
A ke qetsi natën?
Rrhat më merr gjumi.
Oj lumi ti oj lumi.

Por si are kam shoqnin
me ta knaqe me hek mërzinë.
Por kur shoh do milionera,
them kësaj jete i ka humb vlera.

A je mirë me shnetin?
Po mirë po jam.
A ke punë me shtetin?
Jo more jo nuk kam.
A ke shtëpinë tënde?
Po në ball me diellin
ai thu kuj ca mbane?
jo se njoh sherrin
si je me shoqni?
e pata s'mund të rri
po dashni a ke?
në kry të kësaj baj be
a ke qetsi natën?
rrehat më merr gjumi.
O i lumi ti o i lumi.

Kontribuan:
Komente 0