>
BIOSHQIP
Biografia
Rosela eshte diplomuar në vitin 2005 për gjuhë angleze në Shkollën e Mesme Pedagogjike "Gjuhët e Huaja" në Shkodër dhe ka përfunduar studimet e larta për psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës prej kur edhe jeton në Tiranë. Punon në administratën shtetërore dhe studion për master në fushën e të drejtave gjinore. Rosela ende nuk ka publikuar ndonjë album. Ajo ka deklaroi per teksteshqip.com "Tashmë çdo gjë gjehet online dhe u ka humbur vlera cd-ve në shitje, por po mendoj të bëj një përmbledhje me këngët e mia për gjithë ato që kanë dëshirë ti kenë".

Që në fëmijëri ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shkollore, duke vijuar me pjesëmarrjen e saj ne festivalet e fëmijëve në Shkodër si koriste, e më pas si soliste në vitin 1999, duke u vlerësuar kështu me çmimin e dytë, në një trio të kompozuar nga Jetmir Barbullushi me titull “Të Europës jemi ne”. Gjatë kësaj periudhe është aktivizuar në aktivitete të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe aktivitete shkollore.

Në vitin 2003 Roselës i jepet një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e saj, pjesëmarrja në "Krasta Show" ose "Ethet e së premtes mbrëma", spektakël që në një mënyrë i ndryshoi jetën dhe i dha mundësi të madhe për të treguar vlerat dhe talentin vokal. Vlerësohet e treta në këtë spektakël dhe menjëherë bëhet e njohur duke fituar kështu simpatinë e publikut.

Në Dhjetor 2003, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Hirushja". Menjëherë pas “Etheve”, prezanton kete kenge qe vlerësohet me çmim të tretë me tekst të Pandi Laços, orkestrim të Shpëtim Saraçit dhe kompozuar nga Endri Sina. Më pas merr pjesë në festivalin evropian “Eurovision” si vokaliste në prapavi (bek-vokal) bashkë me “etheistët” e tjerë, kur Shqipëria debutoi me Anjeza Shahinin.

Në Dhjetor 2004, Rosela Gjylbegu & Arber Arapi marrin pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Peshperitje Zemrash", e kompozuar nga Shpëtim Saraçi dhe tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar. Ndërkohë merr pjesë në koncerte e aktivitete të rëndësishme në gjithë Shqipërinë; merr pjesë në mjuziklin “Notre Dame de Paris” ku bashkëpunon me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare.

Në Dhjetor 2006, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Pa Ty, Pa Mua", ku vlerësohet me çmimin e dytë, me këngën e Pirro Çakos, me tekst të Agron Tufës dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit.

Në Nëntor 2007, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Per Ne Te Dy", me tekst the orkestrim po nga Sokol Marsi.

Në Dhjetor 2007, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Po Lind Nje Yll (Botë Memece)", me tekst të Jorgo Papingjit dhe kompozim të Sokol Marsit ku renditet e trembëdhjeta.

Në Nëntor 2008, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Tjetra", me tekst nga Pandi Laço, kompozimi Darko Dimitrov dhe fiton “Çmimin Çesk Zadeja”.

Më datë 19 Shkurt 2009, Artistet E Shkodres publikon videoklipin "Atdheut". Muzika e këngës u punua nga Zef Coba, teksti u shkrua nga Gjergj Fishta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shpëtim Saraçi.

Me duetin e saj me Eliza Hoxhën me titull “Rruga e zemrës” (. Bashkëpunimi i Roselës me Elizën vazhdon edhe me këngën “Një tjetër jetë” (muzika nga Pirro Çako, teksti nga Ardit Gjebrea dhe orkestrimi nga Adrian Hila) të cilën ato së bashku me Pirro Çakon e interpretojnë në “Festivalin e 48-të të këngës në RTSH”, në dhjetor 2009. Videoklipi i kësaj kënge, i pari për Roselën, pati premierën më 24 maj 2010 në “SuperSonic TV”.

Në Nëntor 2009, Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu marrin pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Rruga E Zemres", me tekst të Eliza Hoxhës dhe kompozim të Darko Dimitrovit. Eliza dhe Rosela fitojnë çmimin e parë në këtë edicion. Në janar 2010 dy këngëtaret xhiruan videoklipin e kësaj kënge në Prishtinë.

Në Dhjetor 2009, Pirro Cako, Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu marrin pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Nje Tjeter Jete".

Në gjysmën e dytë të vitit 2010, Rosela ftohet të marrë pjesë në spektaklin dymbëdhjetë-javor “Këngët Popullore të Shekullit” në TV Klan, një vazhdim i formatit “Këngët e Shekullit”, që fillon më 16 tetor 2010. Si pjesëmarrësja më e re, Rosela përfshihet në këtë projekt përkrah Merita Halilit, Ramadan Krasniqit, Frederik Ndocit, Stefi e Endri Priftit, Eranda Libohovës, Irini Qirjakos, Selami Kolonjës, Mayas dhe Bujar Qamilit. Për shkak të angazhimeve në këtë spektakël ajo nuk do të marrë pjesë në festivalet e këngës.

Në Nëntor 2011, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Sikur Te Isha Ti".

Në Qershor 2012, Rosela Gjylbegu & Sinan Vllasaliu marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Formula E Lumturise".

Në Dhjetor 2012, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Fest Nota e Artë 2012 me këngën "O Moj E Vogël Sa Të Du".

Më datë 23 Dhjetor 2012, Rosela Gjylbegu publikon videoklipin "Deshire". Me këtë këngë, Rosela Gjylbegu merr pjesë per here te peste ne Festival me ambicien per te prekur Eurovizionin. Nuk eshte se nuk e ka prekur ta pakten skenen e Eurovizionit, por me deshiren per te fituar, u paraqit me nje balade te punuar nga Endrit Shani dhe me tekst te Endrit Mumajesit.

Më datë 11 Shkurt 2013, Rosela Gjylbegu publikon videoklipin "Pafundesi". Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Mars 2014, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kenga Ime 2014 me dy këngë. I rikthehet festivaleve me hite ne TV Klan, ku krahas kenges "Djali I Kumbarës", Rosela prezantoi hitin ne bashkepunim me Stresin "Tash S'po Du". Kenga u pelqye shume dhe fitoi çmimin e publikut.

Në Nëntor 2014, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Rri Me Mua". Kjo kenge ishte nje surprize e madhe, nje super balade e firmosur nga Adi Hila. Kenga ishte nje nga pretendentet per te fituar kete kompeticion, por u rendit ne vendin e trete dhe fitoi çmimin "Balada me e mire".

Më datë 20 Mars 2015, Rosela Gjylbegu publikon videoklipin "Jam Aty", në bashkëpunim me Vullnet Ibraimi. Muzika e këngës u punua nga Vullnet Ibraimi, teksti u shkrua nga Vullnet Ibraimi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vullnet Ibraimi. Videoklipi u prodhua nga Daniel Joveski. Me këtë këngë, Rosela Gjylbegu u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2015 (2015), Netët E Klipit Shqiptar 14 (2015).

Në Shtator 2016, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Maratonë".

Në Dhjetor 2020, Rosela Gjylbegu merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Vashezo".

Më datë 11 Maj 2021, Rosela Gjylbegu publikon videoklipin "Duart Hapur". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Eriona Rushiti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.
DËRGOI: