TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu
Popullore Shkodrane
Lyrics

Shkoj e vi nga dera yte tuj shetitë,
ndalem në dritare me t'pa ty moj dritë.

O shpirt sa të du, ndalu ij her' e fol me mu
zemra jeme përmas tejet ka maru.

Si u shkriva e s'të pashë moj bukuri,
nën dritaren tane vashë po kjaj si f'mi.

Kjaj se m'ke hutu, e s'po di unë kah me shku,
zemra jeme përmas tejet ka maru.

Ti moj vajze nën kët' dritare pse vajton?
E nga gjumi mu më zgjove ça kërkon?

Hajt, hajt, shpirti im, me gëzim e dëshirë.
Une jam dashnori yt, natën e mirë.

DËRGOI: