TEKSTESHQIP
Rovena Dilo - Dorezohem
Rovena Dilo
Dorezohem

Kompozitori i këngës dhe orkestrues i këngës rezulton të jetë Endri Sina, teksa autore e tekstit është vetë artistja.

Teksti :: Song Lyrics

Ti një ditë do më kërkosh
të jetoj vetëm për ty
e unë do t'a bëj.
Ti një ditë do më ndalosh
të largohem nga këtu
me një puthje më burgos
e unë do të rri...

Ti më pushtove menjëherë
asnjë luftë të më sfidoje
Kali i Trojës nuk t'u desh
brenda zemrës të kaloje.
Vetëm ti, je sunduesi im i heshtur
ke fituar dhe ke mbetur
si mendimi më i bukur
si dëshira më e cmendur... që unë kam.

Ti një dite do më kërkosh
te jetoj vetëm për ty
e une do t'a bëj.
Ti po më mbylle sytë një ditë
do te ndjek un pas pa frikë
jam e bindur kur t'i hap
me ty do jem prap.

Ti më pushtove menjëherë
asnjë luftë të më sfidoje
Kali i Trojës nuk t'u desh
brenda zemrës të kaloje.
Vetëm ti, je sunduesi im i heshtur
ke fituar dhe ke mbetur
si mendimi më i bukur
si dëshira më e cmendur... që unë kam.

Dorezohem para teje pa një kusht
pa fjalët që vec ti m'i thua
pa gjërat që ti bën për mua
s'mund të jem
E lire pa ty si mund të jem?
Lirin' pa ty përse ta kem?

Kontribuan:
Arbrushii,
Diellza-fjolla,
Festbardha,
Linda,
Llokum,
No Name

VIDEOKLIPE

Komente 4