TEKSTESHQIP
Biografia
Rozafa Shpuza asht lindë në qytetin e Shkodërs, ku më 1856 Pjetër Marubi hapi studion e parë fotografike shqiptare dhe ballkanike, ndaj ajo beson me shpirt se asht e bekueme qysh në ngjizje me artin e bukur të fotografisë dhe me balsamin e apostujve të poezisë gege. Mbasi përfundon me rezultate të shkëlqyeme studimet e narta për Gjuhë- Letërsi, shkon në Tiranë, ku aktualisht punon si redaktore në sektorin e botimeve të parlamentit shqiptar.

Hobit ma të dashtuna të Rozafës janë poezia dhe fotografia. Lidhjet e saj me poezinë dhe fotografinë janë të hershme dhe mundena me pohue pa droje se kanë ardhë vjetë mbas vjetit tue u ba ma të ndijshme dhe intensive.
Rozafa boton sparit “Kohë ikonash” me proza poetike, që pasohet me “Anipse” dhe “Grizhlat” me poezi në gegnisht. Ndërkohë, asht gati për botim nji vëllim të ri poetik. E veçanta e krijimtarisë së Rozafës asht se poezitë kanë nji lidhje të pashmangshme me fotografitë që ajo shkrepë. Së fundmi, ajo ka hapë në Shkodër nji galeri arti, që ka me kenë nji Odë mikpritëse për artistët kudo në botë.
Komente 0