TEKSTESHQIP
Sabri Fejzullahu - Hej Ai Det I Syrit Tënd
Sabri Fejzullahu
Hej Ai Det I Syrit Tënd

Vijën melodike dhe okestracionin e krijoi Edmond Zhulali, teksa kënga ka punuar si tekstshkrues Agron Rexha.
Teksti :: Song Lyrics
Hej ai det i syrit tënd,
Copë e qiellit në stuhi,
Kush të pa e nuk u çmend,
Cili s'ra në dashuri.

Hej moj zanë ti bijë e diellit,
Larë me ujë të shkrirë dëbore,
Më përvëlove n'mes të dimrit,
Veç një natë ndejte e shkove.

(ref.2x)
I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n'kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë a po ke vdekur.

Shkoj tek vendi i takimit,
Rreth e rrotull vetëm heshtje,
Një gulçim i rëndë trishtimi,
Si pa dashur del prej meje.

Pres pranverën t'ma kthej mallin,
Që i ngrirë m'ka mbetë në sy,
Pres me lotë mes trëndafilash,
Që i mbolla bashkë me ty.

(ref.2x)
I harrove trëndafilat,
Që i mbolla n'kopshtin tonë,
Si një hije ti ke tretur,
A je gjallë a po ke vdekur.

DËRGOI:
Komente 0