Ka lindur me 09.01.1990 në fshatin Debresh të Qytetit të Gostivarit. Shkollen fillore e kreu në fshatë shkollen "Faik Konica". Qysh në fëmijëri ka pasur dy pasione mësimin, shkollimin dhe këndimin. Talentin e tij për këndim ka qenë i zbuluar nga këngëtari i mirënjohur Xhemil Saliu. Shkollen e mesme e ka kryer në Gostivar gjimnazin " Pançe Poposki ". Qysh në adoleshencë ka marre pjesë në gara të ndryshme shkollore, aktivitete të ndryshme muzikore shkollore poashtu edhe në drama fetare! Karrierën e filloi zyrtarisht nga viti 2010 ku fillojë të performojë në ahengje të ndryshme familjare, dasma.
Sa i përket jetës profesionale Sabri Saliu ka mbaruar Fakultetin Juridik më UEJL (Universitetin e Evropës Juglindore ) në Tetovë ku kreu studimet shkëlqyeshëm dhe isht një ndër studentët më të dalluar të vitetve akademike 2009/2011. Pas mbarimit të fakultetit filloi të Masterizoj në USHT katedra e Drejtësisë / Drejtimi Gjyqësorë Ku mbrojti me përkushtim maksimal dhe me shumë sukses Temën e Masterit! Jeta e tij ka qenë e zhvilluar në tri tabore; pasion këndimi që sot e këtë ditë vepron aktivisht poashtu edhe tabori profesional ; leximi, studimi dhe jeta fetare!