Sadik Krasniqi prej shumë vitesh qëndron në skenën muzikore duke publikuar këngë live e duke performuar në evente të ndryshme muzikore, madje edhe në ahengje familjare, ku është shumë i kërkuar. Melosi i pastër shqip ka bërë që Sadiku më së shumti të kultivojë këngët e pastra shqipe duke i përpunuar ato e duke i sjellë në një version akoma më modern. Planet e tij janë të shumta duke mos u ndalur me publikimin vetëm të këtij projekti, gjatë verës do jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore gjithandej ku jetojnë shqiptarët përfshirë këtu edhe ahengjet familjare që zgjedhin pikërisht Sadikun për t’i argëtuar, ndërsa deri në publikimin e projekteve të reja. Sadiku jeton në Suedi por gjatë sezonit veror, ai kthehet në vendlindje për të pushuar dhe për t’i argëtuar shqiptarët me muzikën e tij.