Marsi.

Një pikë shiu rrodhi mbi gjethe.
Lule borën e mashtroi.
Nxori kokën me të shpejt.
Tujë mëndua se dimri shkoi.

Kur papritmas filloi era,
Mirë e tundi nga çdo anë.
Sa u hidhërua lule mjera.
Por me te s'deshi me u zanë!

Unë jam te me marrësh erë
Te ti kënaq, gushën me faqe
Kur vjen prilli gjerë e gjerë
Do të hapem nëpër bash që.

Po ky qenka "majça-keqi".
Qe të mashtron shumë herë në ditë.
Pse mendon ai kokë dyfeku.
Se prej tije unë kam me u rritë?

Shpesh vet dielli e nxjerrë kokën
Thua se vera paska dalë.
Por shpejt bora e mbulon tokën.
S'të le vend, me thanë një fjalë.

Pra ky marsi muaji i tret
Na ka dalë çudia vet!
Shpesh na "shet dushkun për gogla"!
Thotë pranverën: "unë ju solla"!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  102