Mos U Bëjë!

Mos u bëje koprrac
I ndrydhur!
Kur ke pranë.
Njerëz me uri.
Mos ndërto
Shtëpi pas shtëpie
Kur një tjetër s'ka çati.
Mos u bëjë
Pa vesh e sy.
Me shumë pjata.
Rrotull vargu.
Kur ke afër
Një komshinj
Qe ndien erën
Prej se largu!
Bëju burrë,
e shkuar burri.
Qeshë me zë
Veç kur bë mirë.
Ka kimet, edhe vet guri.
Kur është në vend.
Nuk do sehire!
Mos fol shumë.
Me zë të lart.
Kur e di qe
Po gabon.
Fjalë e burrit.
Është e gurtë.
Një herë flet.
Tre herë mendon.
Mos mendo me,
Mendje të nxitur.
Për hiq gjë,
Me u thurë ngatrrës.
Ai qe është
Mendjendritur.
Ka urtësi, edhe ka besë!
Qengji i butë.
Mundë te pijë
Shumë sisa.
Nëse "sillet me urti".
Prej qe vargjet.
Me i shkrua, nisa.
Jam tujë fol
Për "ty njeri"!
Me "fjalë urtie".?
Kur e banë.
Qenien te kënaqet.
Nxjerrë sa te duash.
Fjalë "miradije".
Pastaj, mbështetu.
E "dredh mustaqet"!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2