Pa Titull!

Populli im!
Për ne," ranë kambanat, nga katër anë".
U tund New Yorku,Parisi, e Brukseli.
U thyen për pak çaste "tabute shekujve qe ikën!
Për ne flitej, gjithandej!
Edhe muri i Berlinit, u shembë!
"Gjersa muri Kinez e Piramidat".
Po vështronin, bashke me mrekullitë tjera!
U be një lufte e pabarabartë,dhe e përgjakshme!
Dhamë shumë nga bijtë e bijat,tona,me te dashur !
NATO ja po hynte, për te shënuar një kapitull te ri ne këto troje!
E filluam me lëvdatat, për guxim e trimëri.
"dhe si gjithmonë te ndarë,e te rreshtuar ne grupe te vogla.​
Te mbërthyer ne kontradikta e interesa.
Për ti zëne frymën vetitë te tjerëve, pranë nesh!
Kështu nuk thyen, dot malet plotë bisha përreth!
Këtë e patëm sprovuar edhe me parë ne histori.
E historia u përsëritet, gjithnjë atyre qe se gjejnë e se vlerësojnë paqen"!.
Me grushte te vogla e te ndara, nuk thyhen shkëmbi.
E ne sikur s'ditëm" kurrë te mbushemi mend"!
Lakmia na i verbon sytë!
Qe i kemi te mjegulluar, edhe tash edhe sot.
Dolëm gati mrekullia e tetë.
Grushti jonë i vogël, pranë Çekanëve qe na rrethojnë.
>Shqiptarët e pangopur, apo shqiptaret, që thirren ne ideale.
Përplot, prapës ira e fundërrina!
Qe përpijnë, pa pertypur.Qe konkludojnë pa analizuar e argumentuar.Qe flasin e veprojnë kur tua dojë qejfi!
Duke çoroditur, >besën e madhe>duke shkelur mbi varret e heronjve"!
Nuk ditëm ta gjejmë "paqen ne LIRI".
Ne vend te asaj, ne përmbysëm çdo gjë!
Shitëm e përshitem, para syve te bashkëluftëtareve tanë, pa gjymtyrë, pa shpresë,
Pa ardhmërie pa një >kafshatë buke në sofrën
e rrethuar, nga fëmijët, syhapur>!
Tash te përvuajtur, nga grabitqarët e tanë.
Nuk kemi nevojë për te huaj1
Ata i kemi te na gjykojnë, në "specialen"!
Qe ja sajuam veti, më pakë fjalë!
Se ne te atillë jemi, e themi çdo gjë pa na pyetur!
Shahemi, grindemi e akuzojmë si është me keq,
Gjithandej, në media, rrjetë sociale!
Ne, deri dje, "bijtë e shqipes "u shndërruam ne çakalle apo çka tjetër?!
Afria, lëmosha, dhembshuria, a dashuria, nuk gjenden me?!
Kështu dukët sot, Kosova ime.Kosova jonë!
Askush si beson kujt, nuk respekton këndë me se paku vlerat!
Ne vende te asaj, sajojmë te vetëquajtur VIPA gjysmë, apo lakuriq"! Dhe këndojmë Talla va!
Sikur nuk ka ndodhur asgjë, lutemi, bëjmë sehir, për ditë te mira!
Kujt ti lutemi për këto "marifete"?
Çdo gjë e bëme për faqe te zezë!
Ne, vet ne ,-Shqiptarët-pa ndihmën e askujt!
>Se-me se miri e thyen qafën kur hidhesh vete"!
Në Kosovën e LIRË-ne KOSOVËN E "NJE MIJË HALLEVE"!
Te jemi,apo,te mos jemi!??
Tetor 2016.

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  77