Jem Një Komb

Për atë Varr të Legjendarit
Atë ditë, kur u dha kushtrimi
Amanet e kem prej t 'parit
Të gjithë të vdesim
Për hirë t 'bashkimit

Se nënëloket nëpër djepa
Kanë përkundur veç shqiponja
Për këto male, për këto shkrepa
Të bashkuar jem me miliona

Gjithandej i kem foletë
Ku flamuri i kuq valon
Tokë e jona jetë me jetë
Kot nuk themi autokton

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  2