Tema: Poezi Fabula

Te Dielave

Të dielave po flija pak më gjatë
Vitet kur shtohen shtati do rehat
Por sot disa zogj me cicërimë më zgjuan
Cicëronin përtej dritares që e pushtuan

Unë posa zura të vë fjalë mbi letër
Ndoshta për t’u kënaqur apo ndoj gjë tjetër
Se këta zogj të shkretë asnjë faj s’e kanë
Se dimri dhe vjeshta të ngatërruar i lanë

Edhe mua stinët më ngjajnë njëra me tjetrën
Nuk e kemi më atë pranverën e vjetër
Ajo sikur ka ikur me ne s'do të ketë punë
Ndofta pak i tillë qenkam bërë dhe unë

Ka shumë që mbërdhijnë se dimri ishte i gjatë
Unë i lutem zotit se qenkam me fat
Por dhimbsen të tjera që mbërdhijnë më shumë
Dhe kështu s’kam shpresë se do kënaqem unë

Tashi edhe ne si stinët jem’ ngatërruar
Nuk shihemi në sy nuk shtrëngohemi në duar
E gazi që kishim u shnëdriti në mërrola
Fjalë e shprehje të ëmbla s'na dalin nga goja

Të dielave mërzitem më shumë se ditëve tjera
S’ dua të jem i shurdhër le të na vijë pranvera
Për këtë faj mban shumë ti qenje o njeri
I prapësove shumë këto begati!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2