MOS MË THUANI... Mos më thuani, pash Zotin, se po flas pa rend, se është e vështirë për ta kapërdirë Tërë këto fletë, që të lënë pa mend, për t’i bashkuar kësaj historie Ne, kombit të mbarë, që në lashtësi, na e pati lakmi, besa edhe kaurri E tash seç u bëmë për t’ u veshur me t ‘zi, e jo me të kuqe, sepse qan flamuri
Patëm dhe lëvdata për t’ na njoftë tërë bota, me burra të nami për pushkë e për penë E tash ne po bëjmë veç llafe të kota, si nëpër oda burrash, ashtu dhe në kuvend Patëm besë të burrit, nder edhe mikpritje, që ua kalonim dhe kreshtave me kreni Përballë kushtrim-betimit në gji të flamurit, s’na dhimbsej jeta, as sa një fije
Kur shkreptinte shpata e Gjergj Kastriotit, Lahuta e Fishtës fliste mbi shkrepa Fyelli i Naimit, i bënte mrizet, për t’i falë krejt, pa u matë fare me qindra jeta Tash pa u skuqur, gjymtojmë natyrën, përplot me stoqe, s’lamë dru për djepa Mos më thuaj, pash Zotin, se kësaj Shqipë rie, po i dridhet shtati për toka t ‘veta
Leku na bëri të mos shohim tokën, as babë e nënë, që na dhanë dritë Gjëmat e lokeve e tmerruan botën, tash dyerve të saj brezat duke u rritë Për pak dekada, shqip më nuk flasim,se gati të gjithë e lamë atdheun E kush prej nesh mendjes i thërrasim, e zgjuam prej varrit vetë Prometheun
Tash më armiku s’ka punë me ne, se vetë do ndrydhemi vëllai me vëlla Cdo gjë e prijmë me teh të lekut, me rrugët mbushur, plot fukara Flasim me të madhe për luftë e trima, e në pikë të LIRISÊ po e thyejmë qafën Cdo ditë po ndahemi në copë e grima, ujkut krahëhapur po ia lëmë vathën
Mos më thuaj, pash Zotin, se po bëj keq, e po i them t’ligat me zë piskamë
Na mbetën trojet në plaka e pleq, me mijëra të zeza, që vetë ia bëmë
As jashtë atdheut nuk jem me t ‘mirët, se po bëjmë të zeza, sa kurrë s’ke parë Me fije kashte nuk bëjmë zi nxhirët, me hallka të nxira, që të bëjnë për t’qarë