Me Ler!

Me ler e dashur,te cohem pak kete nate
Ti shtrihu e fli,pas mos me ndiq
Kam qejf sonte erresires te gjezdis e te lodhem
E me pas pak kockat e gjymtyreve,hapesires se saj ti shtriq.

Ti cohu nga gjumi diku nga mesnata
Dhe ne qofte frymemarrja ime mungon
Ta dish se eshte e imja serenata,
Qe degjohet diku jashte,ardhur me jehone.

Dhe kur agimi te zbardhe ne mengjes,si zakonisht
Ku dielli syrin e zgjuar te prehe mbi diten e re
Ti ulu e dashur dritares e me prit qetesisht
Kur nata te vije serish,atehere do te takohemi ne.

Andaj dritaren andej nga qershia,ma ler pak te hapur
Qe kaleruar te hyje era se bashku me mua
Dhe perden leshuar,si litar per tu kapur
Nuk di ne ish lagur nga shiu,a lagur nga lotet e tua.

- poezi nga Sajmir Hide


Nuk ka akoma asnjë votë