>
LETERSISHQIP

I Fundit

Ne qofte se eci nje rruge pa drite
Si mund te mendoj, qe te jete dite,
E keshtu po dola nga kund i nxire
Patjeter kam kaluar diku ne erresire.

Me thoni nga dija ne dola me ngjyre
Shpesh liberbardhet lexoja ne natyre
Dhe pse shpesh here i lagur nga shiu
Duar mavijosur, fytyrefryre veriu.

I shtyre prej eres ne cepe greminash,
I pafajshem, rrahur ne xhama vitrinash,
Dhe shkundur kamzhikut pluhurin e zi
Pa’skend i vetem, pa shtroje e shtepi.

Me barkun nder duar, qe ethshem ulerin
Ku zorret urie stomakun ma shtyn,
Dhe hapi qe hedh me duket i mbetur
I fundit, i trupgjallit qe endet duke tretur.