Si U Pergjigj Valle Hena?

Njehere,
Nje kale i zi,
Terhiqte zvarre
Naten pas vetes.
Keshtu,nje i marre
Edhe ai,zvarre
Terhiqte pas vetes
Kalin dhe naten.
Ne terr
Mundohej,
Kete lukuni
Ta terhiqte zvarre,
Nje mi.
Sos miu,i vogel
I duhej te terhiqte,
Por dhe te shtyje
Nje goxha ari.
Ariu mundohej
Me dhembe e thonj,
Te kapte
E mandej te torturoje
Nje flutur,
Qe rrugen gjoja
U kish zene,
Perplasur krahet
Ne qef te vet.

Keshtu dhe flutura,
Flutur e nates,
U nis drejt henes
T’i rrefeje.

Moj hene,
Moj moter...
Kur vija,
Per tek ti
Nje goxha ari
I shtyre nga nje mi,
Qe terhiqte pas,
Nje lukuni,
Te cileve mu duk,
U printe nje njeri.
Do te ish i marre
Se s’kish se si,
Pas vetes
Te terhiqte nje kale,
Nje kale te zi,
Qe zvarre
Terhiqte naten.
Me thuaj o hene,
C’kishin me mua?

- poezi nga Sajmir Hide


Nuk ka akoma asnjë votë