Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Nën Dritën E Hënës

Nen driten e Henes
Tani qe po rri nen driten e Henes
dhe po shikoj yjet,
ndjej sikur te rrahurat e zemres sime
jene shpejtuar.

Me duket sikur nuk po degjoj askend,
nuk po shoh askend ,
perveq hapesires qiellore
me yje.

Ndjehem me e vetmuar se kurre me pare,
do doja dike qe te me rrinte prane,
te me shikonte ne sy
e te me ngushellonte.

Por ja qe nuk eshte askush i tille
dhimbjet nuk mi lehteson,
plaget nuk mi sheron
te rrahurat e zemres nuk mi ngadaleson.

Vargjet e kesaj poezie shume me ngushellojne
me duket sikur me rri prane dikush,
me duket sikur qielli kete poezi lexon
e toka me vemendje e ndegjon.

Jam poete me zemer te plagosur
me shpirt te varrosur,
me trup te djegur
e te sosur.

Nuk ka kurrfare zhurme
qdo gje ka ,buluar qetesia,
por renkimi i zemres si semundje e rende
qetesine e prish fillon me vaj e me kenge.

Trupi me eshte pire
gjaku me eshte ngrire,
sa mire te buzeqeshesh
e te jesh e lire.

Por shpresa tek All-llahu
kurre nuk mungon,
te qarkulloje gjekun e lejon
te rrahurat e zemres ngadaleson.

Duart shkruajne me shpejtesi
kjo hene simbolizon liri,
por une jam e prangosur
zemer thyer se varosur.

Sa shume yje ka ne qiell
sa shume rreze ka diten ne diell,
sa shume lot kam dershur une
eshte mbushur nje lume.

Toka mu be leter
e qielli si boje,
vajin e te plagosurit
askush s'mund ta degjoje.

Tani erdhi nje fryme
floket mi ledhatoi,
qetesi te zmres
me dhuroi.

Tere keta lote qe me pare derdha
nuk mjafton ti shpreh me fjale,
por me ndihmen e All-llahut
e di qe mbane do ia dale.

- poezi nga Sala Gashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet