TEKSTESHQIP
Sali Mani - Moj E Mira Bregut Cemit
Sali Mani
Moj E Mira Bregut Cemit

Zgjerohet videoteka e muzikës shqiptare, sepse ky produkt muzikor u finalizua tek artdhashësit i realizuar mjaft mirë me klip muzikor, i cili u publikua më 29 Shkurt 2008.

Teksti :: Song Lyrics

Hej, moj e mira e bregut Cemit
Bardh si bora e Kelmendit,
Bardh si bora e Kelmendit
Porsi lulet e këtij veni

Faqe kuqe porsi mollë
Shtatë bajrak belin e hollë eee
Shtatë bajrak belin e hollë
Pasha besën e mirë bollë eee

Eeee Bregut Cemit kur kalon
Nji bylbyl për ty këndon eeee
Nji bylbyl për ty këndon
Ditë e nate ai kurrë s'pushon eee

Falja synin sokolesh
Jepja dorën pëllumbesh ee
Jepja dorën pellumbesh
O se ja çove zemrën pesh eee

Eeee o bylbyl ti zbrit nga mali
Sytë e mij jam ka ti fali iii
Sytë e mij jam ka ti fali
Se për ty me dogji malli iii

Kënga jote krah pëllumbi
Ma vrau zemrën porsi plumbi
Ma vrau zemrën porsi plumbi
Bij me fjetë e s’më merr gjumi

Eeee tek një lis ku krojet shkojë
O bylbylat kurrë s’pushojnë
O bylbylat kurrë s’pushojnë
Lidhin besën bashkë të jetojnë

Bri një shpati në një kodrinë
Të dy bashkë ndërtuan shtëpinë eee
Të dy bashkë ndërtuan shtëpinë
Bashkë gëzojnë sot lumturinë

DËRGOI:
Komente 0