TEKSTESHQIP

Samanta Karavella
Kenga E Gjyshes
Lyrics

Sot një kënge do t'këndoj
veç për ty o gjyshja ime
e di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime.
Këngën time ta kushtoj
e të falur unë të kërkoj
për shumë faje e gabime
netë pa gjumë edhe mundime.

Ti u zbardhe gjyshja ime
e çdo ditë një rrudhë ta shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkaktoi.
Por ti je gjith mirë e mirë
edhe fajin fshehtas fal
t'jem e urtë unë kam dëshirë
porse vrullin dot s'e ndal.

Un fëmij kam qënë njëherë
e pranë zjarrit aty rrinja
më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që s'i dija.
Unë dëgjoja gjithë çudi
plot kureshtje kënaqësi
e sa shumë nga ti mësoja
me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet dhe tani
s'jam e vogël si atëherë
por unë gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin ndonjëher
por se flas edhe sot
për çdo gjë ti më beson
e shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.

DËRGOI: